-
“Connect Albania”, programi ambicioz për angazhimin e Diasporës në vendlindje.
Lexo më shumë
Ecuria e programit “Connect Albania” ishte fokusi i takimit midis Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, zv. ministrit të Ekonomisë dhe Financave dhe përfaqësuesve të IOM Albania.
Në fjalën e tij, Ministri i Shtetit për Diasporën theksoi rëndësinë e këtij programi. “Për mua ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe ka qenë ndër projektet e para që unë kam diskutuar nga momenti që jam emëruar në këtë detyrë. Mendoj se është shumë e rëndësishme të fokusohemi të gjithë bashkë në hapat e parë, në mënyrë që të kemi një ecuri të mirë”,- u shpreh Ministri Majko.
Zv.Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia shprehu besimin se projekti do të rezultojë i suksesshëm. “Jam besimplotë se këto projekte do të ecin shumë mirë. Është shumë e rëndësishme që agjencitë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në mënyrë që puna të ecë me ritme më të shpejta”.
-
Marrëveshja/ Ministri i Shtetit për Diasporën dhe IOM, bashkëpunim në projektet për diasporën.
Lexo më shumë
Ministri i Shtetit për Diasporën dhe IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionin), kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me interesa të përbashkëta për sa i përket promovimit dhe bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve shqiptare, që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe vendeve pritëse.
Sipas kësaj marrëveshjeje, dy palët mund të vendosin të veprojnë bashkarisht në zbatimin e projekteve me institucionet e Ministrisë së Diasporës: Agjencinë Kombëtare të Diasporës, Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, Qendrën e Botimeve për Diasporën dhe Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, që janë me interes të përbashkët.
Gjithashtu, të dyja palët mund të krijojnë komisione, komitete ose organe të tjera teknike/këshilluese, për t'i orientuar ata për çështje me interes të përbashkët.
-
Agjencitë e Diasporës raportojnë në Nënkomisionin e Diasporës dhe Migracionin
Lexo Raportin Vjetor
Në mbledhje u vlerësua se baza e veprimit të institucioneve shtetërore për vitin 2021 do të jetë “Strategjia e re Kombëtare e Diasporës” 2021-2025 që hyn në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.
Gjatë fjalës së tij ministri Majko vlerësoi se: “Nga viti 2017 janë miratuar dy strategji kombëtare për Diasporën. Strategjia e parë 2018-2024 për arsye të ecurisë së shpejtë në veprim “u vjetërsua”. Nga 1 janari i vitit tjetër nis strategjia e re që do të jetë 2021-2025.
Drejtori i Projekteve në FSHZHD, znj. Alma Kordoni, e quajti të rëndësishëm krijimin e Rrjetit të Profesionistëve të Diasporës si një mundësi informimi dhe bashkëpunimi përmes një portali të dedikuar. “Platforma, Si të fillosh një biznes në Shqipëri”, projekti i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare u krijua për të shërbyer si një platformë informuese për investitorët e mundshëm dhe informacion mbi klimën e biznesit në Shqipëri”- tha ajo.
-
Banka Botërore nis takimet për remitancat
Lexo më shumë
Banka Botërore organizoi pasditen e kësaj të premte takimin online me përfaqësues të Diasporës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u fol mbi rëndësinë e remitancave të Diasporës.
“Ministria e Diasporës do të punojë në tre prioritete kyçe, identifikimin e praktikave më të mira për të kanalizuar remitancat përmes rrugëve formale, zgjerimin e mundësive për të dërguar dhe marrë remitanca për të reduktuar kostot dhe për t’i bërë më efiçente transaksionet dhe lehtësimin e dërgesave të parave si një hyrje e përfshirjes financiare”- tha ministri Majko.
Drejtori i Projekteve dhe Mbështetjes së Sipërmarrjes të Diasporës së FSHZHD, znj. Alma Kordoni, në fjalën e saj tha: "Strategjia e re Kombëtare e Diasporës dhe Plani i Veprimit 2021-2025 do të hyjnë në fuqi dhe se qëllimi final i strategjisë është realizimi i kalimit të remitancave nga konsumi në zhvillim".
-
Fillon “Connect Albania”, projekti që do të angazhojë investitorët në vendlindje
Në 18 Dhjetor 2020, në Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve dhe Ditën Kombëtare të Diasporës prezantohet platforma, “Connect Albania”.
Një program i ri i cili u prezantua në një takim online të organizuar nga Zyra e IOM në Tiranë, në kuadrin e Programit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë”.
I pranishëm në aktivitetin promovues Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko, tha se ky projekt i jep më shumë ngjyrë ditës kombëtare të Diasporës, duke e konsideruar një vlerë të shtuar.
Programi “Connect Albania” i cili do të funksionojë pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe do të angazhojë si agjentë zhvillimi anëtarët e diasporës shqiptare në të gjithë botën, me një fokus të veçantë fillimisht në diasporën shqiptare e cila jeton në Itali.
Vizito Platformën
-
Botohet “Politika Shtetërore për Diasporën 2020”
Botohet libri “Politika Shtetërore për Diasporën 2020”. Ai është përmbledhje e dokumenteve dhe akteve në zbatim të Strategjisë Kombëtare të Diasporës. Ky libër është një botim vjetor i Agjencisë Kombëtare të Diasporës.
Libri “Politika Shtetërore për Diasporën 2020” është botimi i tretë vjetor. Ai është publikimi pasardhës i librave “Politika Shtetërore për Diasporën 2018” dhe “Politika Shtetërore për Diasporën 2019".
Libri “Politika Shtetërore për Diasporën 2020” është një tregues i ecurisë së zbatimit e politikës shtetërore të Republikës së Shqipërisë për diasporën shqiptare gjatë vitit 2020.
Lexo më shumë
-
Botohet Periodiku i dytë për vitin 2020, "Diaspora Shqiptare”, Analiza dhe Studime
Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Diasporës realizoi botimin e Periodikut të dytë për vitin 2020, "Diaspora Shqiptare”, Analiza dhe Studime. Ai publikohet çdo gjashtë muaj.
Periodiku i dytë për vitin 2020, "Diaspora Shqiptare” ka në përmbajtje studime, raporte, artikuj dhe opinione falë kontributit të studiuesve e shkencëtarëve shqiptarë në Diasporë dhe Shqipëri.
Në fokus të këtij Periodiku është Strategjia Kombëtare e Diasporës Shqiptare 2021 – 2025, e cila përcakton parimet e politikës shtetërore të Republikës së Shqipërisë për mbështetjen e komuniteteve shqiptare, të cilët jetojnë në vendet pritëse në mënyrë të ligjshme.
Lexo më shumë
-
Një vjetori i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare erdhi ndryshe!
Lexo më shumë
Me rastin e një vjetorit të krijimit të Dhomës së Biznesit të Diasporës, më datë 18.11.2020 u mbajt ceremonia e përvjetorit ku morën pjesë mbi 120 të ftuar nga brenda dhe jashtë vendit të cilët e ndoqën ceremoninë online.
Duke bërë bilancin e një viti pune kryetari i Dhomës së Biznesit, z. Ardian Lekaj, në fjalën e tij është shprehur: “Filluam ditën e tërmetit, u mblodhëm të gjithë së bashku në zonat ku kishte rënë tërmeti. Pyetja më e madhe në ato momente ishte: Do vazhdojmë, do të bëjmë hapjen apo nuk do të vazhdojmë? Ne vendosëm të vazhdojmë të bëjmë hapjen, për arsye se jeta e re fillon mbi gërmadha. Dhe ditë për ditë nga pak, filluam të zgjerojmë networkun, dhe të krijojmë kontaktet tona. Tani jemi në fazën e mbledhjes së informacioneve, pas kësaj faze kemi filluar me aleanca, dhe pas aleancave fillojnë projektet konkrete.”
-
Rrjeti i Profesionistëve në Diasporë
Bëhuni pjesë e Rrjetit
Rrjeti i profesionistëve të Diasporës është një portal që synon të mbështesë e të nxisë zhvillimin e Shqipërisë duke ofruar një urë lidhëse për Diasporën, me qëllimin për të mbledhur dhe shkëmbyer informacione dhe përfshirjen e ekspertizës së anëtarëve të këtyre komuniteteve në të mirë të zhvillimit të vendit si dhe në drejtim të gjenerimit të ideve dhe nismave me përfitim të përbashkët për anëtarët e këtyre komuniteteve.
Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës ju fton të bëheni anëtar i “Rrjetit të Profesionistëve Shqiptarë në Diasporë”, si profesionistë, biznese apo organizata. Kjo platformë kapërcen barrierat gjeografike, për t’u ofruar komunitetit të profesionistëve shqiptarë në Diasporë mundësi informimi, bashkëpunimi, punësimi dhe investimi me qëllim gjenerimin e ideve dhe nismave të përbashkëta.
-
Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës Marrëveshje bashkëpunimi me Prointegra
Kjo marrëveshje u lidh në sajë të dëshirës së palëve për të bashkëpunuar për realizimin e projekteve që synojnë mbështetjen dhe nxitjen e zhvillimit socio-ekonomik e kulturor të shqiptarëve në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Kosovës dhe jashtë tyre, me anë të shkëmbimit të njohurive dhe burimeve në funksion të interesit të ndërsjellë të palëve.
“Jam shumë i kënaqur që kemi arritur të shprehim një formalizim, dhe një bashkëpunim institucional mes Prointegrës dhe Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”- u shpreh Osmani.
Ndërsa drejtorja Fondit shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, znj. Majlinda Vogli, e vlerësoi gatishmërinë e bashkëpunimit dhe shfrytëzimin e resurseve të përbashkëta për krijimin dhe plotësimin e rrjetit të profesionistëve të Diasporës Shqiptare.
Lexo më shumë
-
“SHKENCA ËSHTË E MREKULLUESHME” – SHQIPËRI
Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, si partner i Komisionit Evropian dhe Marie Curie Action në eventin “European Research & Innovation Days - Shkenca është e mrekullueshme”, do të përfaqësohet nga znj. Majlinda Vogli, në cilësinë e Drejtores Ekzekutive të Institucionit, me anë të fjalës së saj përshëndetëse. Aktiviteti vjetor, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri më datë 23 shtator, do të përfshijë kërkues shkencorë shqiptarë që zhvillojnë veprimtaritë e tyre akademike. Eventi që ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut ndaj shkencës dhe këtë vit do të vij në formatin webinar.
Ky event organizohet me iniciativën e kërkuesve shqiptarë brenda vendit dhe në diasporë, me mbështetjen e Departamentit për Zhvillim dhe Mirëqeverisje në Kryeministri, Delegacionin Evropian në Shqipëri, Agjencinë e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe “EU for Innovation”.
Lexo më shumë
-
FSHZHD dhe Biblioteka Kombëtare marrëveshje për Digjitimin e Veprave Shqiptare
Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Ministri i Shtetit për Diasporën kanë firmosur një marrëveshje me qëllim bashkëpunimin për realizimin e aktiviteteve për zhvillimin dhe promovimin e kulturës kombëtare në komunitetet shqiptare jashtë vendit.
Kjo marrëveshje parashikon koordinimin e veprimtarisë së institucioneve duke i dhënë rëndësi të veçantë kërkimit, hulumtimit dhe studimit të mundësive për ruajtjen, përhapjen dhe promovimin e kulturës shqiptare në përgjithësi, si dhe gjuhës e letërsisë shqipe në veçanti.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje këto institucione do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për zhvillimin dhe promovimin e platformës “Digjitalizimi i Veprave Shqiptare”, organizimin e veprimtarive të përbashkëta kulturore për gjuhën, letërsinë, kulturën dhe vlerat shqiptare në komunitetet shqiptare.
Lexo më shumë
-
Këshilli i Ministrave miratoi Strategjinë Kombëtare të Diasporës Shqiptare dhe Planin e Veprimit 2021 – 2025.
Këshilli i Ministrave miratoi Strategjinë Kombëtare të Diasporës Shqiptare dhe Planin e Veprimit 2021 – 2025.
Dokumenti i miratuar nxit zhvillimin e politikave shtetërore për përfshirjen dhe kontributin e komuniteteve shqiptare jashtë vendit dhe forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me Diasporën shqiptare.
Kjo është Strategjia e dytë që qeveria shqiptare ka miratuar. Dy vite më parë, ajo miratoi Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2018 – 2024 i cili ishte i pari dokument në llojin e vet. Zhvillimet dinamike sollën një aplikim më të shpejtë çka solli në nevojën për rishikimin dhe përditësimin e këtij dokumenti.
Lexo më shumë
-
Publikohet Periodiku i parë per vitin 2020: “Periodik 1/2020 Diaspora Shqiptare”
Ky botim vjen si produkt i Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, i cili publikohet çdo gjashtë muaj. “Periodik 1/2020 Diaspora Shqiptare” përbëhet nga studime, raporte, artikuj dhe opionione, kryesisht falë kontributit të studiuesve e shkencëtarëve shqiptarë në Diasporë dhe Shqipëri.
Tematika e përgjithshme e këtij Periodiku përmban raporte, analiza dhe studime, të cilat janë kryer nga institucione shqiptare dhe ndërkombëtare me veprimtari brenda dhe jashtë vendit me në fokus migracionin shqiptar ndër vite. Gjithashtu, Periodiku është i fokusuar në vepra akademike dhe shkencore me të njëjtën temë.
Lexoni botimin
Analiza dhe Studime