Agjencitë e Diasporës raportojnë në Nënkomisionin e Diasporës dhe Migracionin

Agjencitë e Diasporës raportojnë në Nënkomisionin e Diasporës dhe Migracionin

Agjencitë përgjegjëse të Diasporës kanë raportuar punën e tyre gjatë vitit 2020 para nënkomisionit për Diasporën në Kuvendin e Shqipërisë. Në mbledhje u vlerësua se baza e veprimit të institucioneve shtetërore për vitin 2021 do të jetë “Strategjia e re Kombëtare e Diasporës” 2021-2025 që hyn në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.
Ministri i Shtetit për Diasporën ka raportuar në nënkomisionin parlamentar të Diasporës në Kuvendin e Shqipërisë, lidhur me realizimet e institucionit të tij dhe agjencive në varësi përsa i përket ecurisë së punës përgjatë vitit 2020 dhe objektivave për vitin e ardhshëm.
Gjatë fjalës së tij ministri Majko vlerësoi se: “Nga viti 2017 janë miratuar dy strategji kombëtare për Diasporën. Strategjia e parë 2018-2024 për arsye të ecurisë së shpejtë në veprim “u vjetërsua”. Nga 1 janari i vitit tjetër nis strategjia e re që do të jetë 2021-2025.
Drejtori i Projekteve dhe Mbështetjes së Sipërmarrjes të Diasporës në FSHZHD, znj. Alma Kordoni, e quajti të rëndësishëm krijimin e Rrjetit të Profesionistëve të Diasporës si një mundësi informimi dhe bashkëpunimi përmes një portali të dedikuar. “Platforma, Si të fillosh një biznes në Shqipëri, projekti i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare u krijua për të shërbyer si një platformë informuese për investitorët e mundshëm dhe informacion mbi klimën e biznesit në Shqipëri”- tha ajo. Digjitalizimi i Veprave Shqiptare, që jepen falas si dhe Periodiku “Diaspora Shqiptare” i punimeve shkencore çdo gjashtë muaj janë dy aktivitete të tjera të suksesshme të FSHZHD.
Raportimin e plotë mund ta lexoni këtu: