Aktiviteti i ndarjes së çmimeve “Mendje Artët 2021”

Aktiviteti i ndarjes së çmimeve “Mendje Artët 2021”

“Dhoma e Biznesit të Diasporës”, në bashkëpunim me “Unionin e Sipërmarrësve të Rinj” dhe me mbështetjen e “Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës” organizuan ditën e djeshme aktivitetin e ndarjes së çmimeve “Mendje Artët 2021” (Bright Minds – Albanian Awards Entrepreneurship).
Fjalën hyrëse e mbajti Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës, z. Ardian Lekaj, i cili falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët për mundësimin e këtij aktiviteti. Gjithashtu akivitetin e nderoi me praninë e tij edhe Ministri i shtetit për Diasporës, z. Pandeli Majko.
Çmimi për investimin më të mirë të Diasporës u njoftua nga Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko i cili përgëzoi organizatorët dhe shprehu konsideratën për të gjithë të nominuarit, për idetë novatore në biznes, investimet e guximshme, shtrirjet në tregjet ndërkombëtare, aplikimin e teknologjise së informacionit dhe çdo arritje ekonomike të tyre “made Albanian”.
Pjesë e eventit “Mendje Artët 2021” ishin shumë sipërmarrës të cilët ishin bërë pjesë e këtij konkursi dhe arritën të vlerësohen me çmimin simbolik.
Në këtë aktivitet u vlerësua me çmimin e rëndësishëm “Media e vitit” portali “Gazeta Diaspora Shqiptare”, për punën e përkushtuar në pasqyrimin e të gjitha lajmeve që lidhen me Diasporën shqiptare.