Banka Botërore nis takimet për remitancat

Banka Botërore nis takimet për remitancat

Banka Botërore organizoi pasditen e kësaj të premte takimin online me përfaqësues të Diasporës Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u fol mbi rëndësinë e remitancave të Diasporës.

Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko tha se tre janë prioritetet kyçe të institucionit që drejton përsa i përket temës së dërgimit të parave dhe shërbimeve financiare të rëndësishme për diasporën. “Ministria e Diasporës do të punojë në tre prioritete kyçe, identifikimin e praktikave më të mira për të kanalizuar remitancat përmes rrugëve formale, zgjerimin e mundësive për të dërguar dhe marrë remitanca për të reduktuar kostot dhe për t’i bërë më efiçente transaksionet dhe lehtësimin e dërgesave të parave si një hyrje e përfshirjes financiare”- tha ministri Majko.

I pranishëm në panel ishte dhe z. Mahesh Uttamchandani, Menaxher i Praktikës Globale për Financa, Konkurrencë dhe Inovacion, në Grupin e Bankës Botërore, i cili tha se dërgesat e emigrantëve janë një burim jetësor i rëndësishëm i financimit në shumë ekonomi në botë, shpesh duke tejkaluar ndihmën zyrtare të zhvillimit dhe investimet e huaja direkte.

Drejtori i Projekteve dhe Mbështetjes së Sipërmarrjes të Diasporës së FSHZHD, znj. Alma Kordoni, në fjalën e saj tha: “Strategjia e re Kombëtare e Diasporës dhe Plani i Veprimit 2021-2025 do të hyjnë në fuqi dhe se qëllimi final i strategjisë është realizimi i kalimit të remitancave nga konsum në zhvillim”. Eksperti per median z. Elton Jorgji u shpreh se: “Strategjia e re Kombëtare e Diasporës dhe Plani i Veprimit 2021-2024 bazohet në praktikat më të mira si brenda dhe jashtë vendit”.

Për të njohur më shumë mund të shikoni në linkun:

https://diasporashqiptare.al/2020/12/18/bb-nis-takimet-per-remitancat-majko-faktor-zhvillimi-i-qendrueshem-per-vendin/
#diasporashqiptare #unëjamshqiptar #diasporapërzhvillim