Banka e Shqipërisë: Pavarësisht pandemisë, Remitancat në trend rritës

Banka e Shqipërisë: Pavarësisht pandemisë, Remitancat në trend rritës

Banka e Shqipërisë ka prezantuar botimin e saj të fundit me studime për remitancat, të titulluar “Pandemia dhe Remitancat”.
Rritja e remitancave përfaqëson një zhvillim shumë pozitiv për ekonominë shqiptare, pasi ato luajnë një rol kritik për anëtarët e familjeve të emigrantëve që kanë qëndruar në vendet e origjinës. Së pari, këto transferime mund të ndihmojnë shumë familje të zbusin goditjet e pafavorshme makroekonomike, pasi disa prej tyre mund të jenë prekur shumë nga shpërthimi i COVID-19 (nga humbja e punës ose nga një rritje e shpenzimeve të kujdesit shëndetësor). Së dyti, duke marrë parasysh faktin që dërgesat e parave përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të PBB-së, efektin e tyre shumëzues në një ekonomi në vështirësi, ku rrjedhimisht konsumi është i ulët, do të ndihmojë gjithashtu kontekstin makroekonomik.
Remitancat ndihmojnë politikën fiskale, duke ndikuar ne shtimin e konsumit në nivelet e PBB-së dhe TVSH-së (Tatimit mbi Vlerën e Shtuar). Ato mbështesin po ashtu sektorin financiar, duke liruar aksesin në kushtet e kredisë, politikën monetare, por edhe tregun e punës, duke dhënë mbështetje për të vetëpunësuarit dhe duke u bërë burim i rëndësishëm financimi për biznesin e vogël.
Banka e Shqipërisë, në botimin e saj “Pandemia dhe Remitancat”, thekson se “Remitancat, në kontekstin e zhvillimeve aktuale ekonomike, mbeten një potencial i madh për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik shqiptar, prandaj ato duhet të karakterizohen dhe trajtohen si resurse dhe si një kategori thelbësore në ekonomi.
Lexo me shumë: