06 Feb “Connect Albania”, Një Projekt që do të zbulojë energji të reja në Diasporë
Në kuadër të Programit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë”, IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migrimin) vijoi me prezantimin online të Projektit “Connect Albania”, i cili funksionon pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.
Në këtë projekt do të angazhohen si Agjentë Zhvillimi anëtarët e Diasporës Shqiptare në të gjithë botën, me një fokus të veçantë fillimisht në Diasporën Shqiptare e cila jeton në Itali.
Në fjalën e tij, Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko u shpreh se po punohet që “Connect Albania” të mos mbetet në kuadrin e një projekti të përkohshëm, por të zhvillohet me investitorë nga e gjithë bota.
“Connect Albania”, një projekt që do të zbulojë energji të reja në Diasporë
#diasporashqiptare #unëjamshqiptar #diasporapërzhvillim