Dhoma e Biznesit të Diasporës bashkon Dhomat e rajonit

Dhoma e Biznesit të Diasporës bashkon Dhomat e rajonit

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, Fondi i Zhvillimit të Diasporës në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko kanë zhvilluar një aktivitet ku u prezantua puna e deritanishme e këtij organizimi dedikuar plotësisht sipërmarrjes shqiptare në Diasporë. Ministri i Shtetit për Diasporën në fjalën e tij tha se Diaspora shqiptare është burimi kryesor i stabilitetit ekonomik në Shqipëri dhe se së shpejti do të jetë pjesë e votës politike në vend. Ndërsa Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës z. Ardian Lekaj bëri një prezantim të plotë të objektivave dhe qëllimeve Dhomës. Duke prezantuar filozofinë e punë së Dhomës së Biznesit të Diasporës, Lekaj e vuri theksin te potenciali i madh i Shqipërisë për investime si dhe bashkëpunimin për krijimin e një rrjeti të sipërmarrësve shqiptarë në Diasporë.