Dhoma e Biznesit të Diasporës bëhet anëtare e Këshillit të Investimeve

Dhoma e Biznesit të Diasporës bëhet anëtare e Këshillit të Investimeve

Dje, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 294, të datës 08. 04.2015, “Për krijimin e Këshillit të Investimeve”, Sipas vendimit të ndryshuar, Këshillit të Investimeve do t’i shtohet si anëtarë Dhoma e Biznesit të Diasporës.

Dhoma e Biznesit të Diasporës është një institucion që ka për qëllim krijimin e një fryme bashkëpunimi ekonomik mbarëshqiptar, nëpërmjet nxitjes së investimeve direkte dhe partneriteteve, ofrimit të informacionit të detajuar për të nxitur dhe orientuar sipërmarrjet dhe kapitalin investues të Diasporës në ekonominë e vendit.

Gjithashtu, sipas këtij Vendimi, edhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, bëhet anëtar me status të përhershëm në Këshillin e Investimeve.

Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu:

https://www.adfd.al/wp-content/uploads/2019/11/P%C3%ABr-disa-ndryshime-n%C3%AB-vendim-nr-294-dat%C3%AB-8.4.2015-2.pdf