Diaspora për Zhvillimi

Projekti: “Diaspora per Zhvillim”

Kohezgjatja: 36 muaj, Nentor 2018 – Nentor 2021

Financuar nga buxheti i shtetit me vendim te Keshillit te Ministrave Nr. 611 date 17.10.2018

Zbatuesi: Fondi Shqiptar per Zhvillimin e Diaspores

 

OBJEKTIVI I PERGJITHSHEM

 

Rritja e kapaciteteve dhe rrjetëzimi i kapitalit shoqëror në diasporë, si një vlerë e shtuar për zhvillimin ekonomik të vendit.

Nepermjet rritjes se angazhimit te diaspores, projekti synon të rrisë mundësitë socio-ekonomike dhe perspektivat e shqiptarëve brenda dhe jashte Republikes se Shqiperise.

 

OBJEKTIVAT SPECIFIKE

 

⫸ Informimi dhe orientimi i migranteve te diaspores mbi perspektivat socio-ekonomike dhe kulturore ne vendlindje.

⫸ Perthithja e eksperteve te diaspores dhe krijimi i kushteve per shkembimin e njohurive.

⫸ Nxitja e prirjeve sipermarrese dhe investimeve te diaspores per zhvillimin ne vend.

 

LIDHJA ME STRATEGJITE KOMBETARE/NDERKOMBETARE

 

⫸ Projekti do të kontribuojë në arritjen e objektivave strategjike për Shqipërinë, në mënyrë specifike në drejtim të rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës.

⫸ Projekti gjithashtu do të kontribuojë drejtpërsëdrejti në realizimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës dhe Planit të saj të Veprimit 2018-2024 më konkretisht – qëllimit të tij strategjik lidhur me forcimin e kapaciteteve institucionale për të lidhur migracionin me zhvillimin

⫸ Projekti është i rëndësishëm për Strategjinë e Evropës Juglindore 2020, si dhe për Agjendën e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030 (OZHQ 8, 9, 10)

 

REZULTATET E PRITSHME

 

Rezultati 1

FSHZHD në bashkëpunim me institucionet qeveritare të niveleve të ndryshme do të përdorin dhe zhvillojnë më tej instrumentet e duhura për të lidhur, shkëmbyer dhe angazhuar në mënyrë aktive anëtarët dhe organizatat e diasporës.

 

Rezultati 2

Perfaqesuesit e Diaspores do te bashkepunojne permes shkembimit te njohurive dhe aftesive te tyre per nxitjen e investimeve te perbashketa me sektorin privat ne Shqiperi, duke kontribuar ne krijimin e vendeve te reja te punës.

 

AKTIVITETET

 

Aktiviteti 1 – Rritja e ndërgjegjësimit

Aktiviteti 2 – Krijimi i rrjetit të profesionisteve në diasporë

Aktiviteti 3 – Krijimi i rrjetit të grave në diasporë

Aktiviteti 4 – Si të fillosh një biznes në Shqipëri

Aktiviteti 5 – Dixhitalizmi i veprave shqiptare (model pilot)

Aktiviteti 6 – Rritja e kapaciteteve për ngritje fondesh