Diaspora Shkencore

Projekti: “Diaspora Shkencore si një Faktor Ndryshimi në Procesin e Integrimit Evropian të Shqipërisë”
Kohëzgjatja: 30 muaj
Financuar nga buxheti i shtetit me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 321, datë 15.05.2019
Zbatuesi: Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës

 

METODOLOGJIA E ZBATIMIT: Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë, Diasporës dhe Akademisë

 

QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I PROJEKTIT: “Angazhimi i Diasporës shkencore shqiptare dhe profesionistëve të kualifikuar, përmes zbatimit të strategjive, me qëllim gjenerimin e transformimeve ekonomike dhe sociale në Shqipëri”

 

OBJEKTIVI I PËRGJITHSHËM: “Angazhimi i Diasporës shkencore shqiptare dhe profesionistëve të kualifikuar, përmes zbatimit të strategjive, me qëllim gjenermin e transformimeve ekonomike dhe sociale në Shqipëri”

 

Përfituesit që do të përfshihen direkt në projekt në nivele të ndryshme:

GRUPET E SYNUARA: Diaspora Shkencore Shqiptare; Profesionistët e Kualifikuar të Diasporës; Organizatat Kërkimore; Media; Institucionet Qeveritare; Politikëbërësit; Think-tanks, etj.
PËRFITUESIT FINALË: Institucionet Publike; Universitete; Sektori Privat; Organizatat e shoqërisë civile të Diasporës, Kërkimtarët e rinj, etj.

 

REZULTATET E PRITSHME:
– Shkëmbimi shkencor nëpërmjet transferimit të dijeve;
– Krijimi i databazës së Diasporës shkencore/profesionistëve të kualifikuar si dhe një platformë informacioni mbi fushat prioritare të zhvillimit në Shqipëri;
– Krijimi i programeve mediatike dedikuar Diasporës;
– Perspektiva të reja të zhvillimit përmes bashkëpunimit ndërkombëtar;
– Zhvillim i qëndrueshëm;
– Hapa jetikë drejt integrimit në BE.

 

REZULTATET KRYESORE TË PROJEKTIT PËRFSHIJNË:
Rezultati 1. Shkëmbimi shkencor nëpërmjet transferimit të dijeve;
Rezultati 2. Organizimi i konferencës / forumeve vjetore të Diasporës
Rezultati 3. Mbështetje në organizimin e Samitit / Forumeve të Grave të Diasporës shkencore;
Rezultati 4. Publikimi i Punimeve të Diasporës Shkencore dhe Informimi nëpërmjet / Krijimi i programeve mediatike dedikuar Diasporës Shkencore;
Rezultati 5. Faktorë dhe Kapacitete Suportuese drejt integrimit në BE
Rezultati 6. Roli i Diasporës në proceset e Zhvillimit të Vendit dhe në zhvillimin e balancuar rajonal

 

ARRITJET QË KONTRIBUOJNË NË ARRITJEN E REZULTATEVE TË MËSIPËRME:
Aktiviteti 1. Zhvillimi i takimeve me rrjetin e Diasporës shkencore/profesionistëve të kualifikuar. Lançimi i projektit dhe kryerja e studimit “Diaspora Shkencore si një Faktor Ndryshimi në Procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë”
Aktiviteti 2. Organizimi i Konferencës / Forumeve vjetore të Diasporës shkencore shqiptare
Aktiviteti 3. Mbështetje në organizimin e forumeve të Grave të Diasporës shkencore
Aktiviteti 4. Publikimi i Punimeve dhe Hulumtimeve të Diasporës Shkencore dhe Informimi nëpërmjet kanaleve të komunikimit

 

LIDHJA ME STRATEGJITË KOMBËTARE / NDËRKOMBËTARE:
– Projekti do të kontribuojë në arritjen e objektivave strategjikë për Shqipërinë, në drejtim të rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës
– Projekti do të kontribuojë drejtpërdrejt në realizimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës dhe planit të saj të veprimit 2018-2024, me qëllim strategjik lidhjen dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për të lidhur migracionin me zhvillimin.
– Projekti do të operacionalizojë dokumentin e politikave, duke mbështetur strategjinë dhe planin e veprimit, si dhe duke zhvilluar një kuadër monitorimi dhe vlerësimi.
– Projekti është i rëndësishëm për Strategjinë e Evopës Juglindore 2020, si dhe për Agjendën e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030.