Diskutimi/ Remitancat dhe Diaspora në Greqi

Diskutimi/ Remitancat dhe Diaspora në Greqi

Projekti “Greenback 2” i Bankës Botërore dhe organizata Germin, organizuan takimin e radhës online, këtë herë me përfaqësues të Diasporës Shqiptare në Greqi. Në takim u diskutua mbi rëndësinë e remitancave të Diasporës dhe rrugët për t’i përdorur ato më me efektivitet në ekonominë e shtetit shqiptar.

Eksperti i Çështjeve Ekonomike pranë Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Fatos Çoçoli, prezantoi qasjen e strukturave të Diasporës të ngritura nga Qeveria shqiptare, sidomos ato të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe Dhomës së Biznesit të Diasporës.

Përfaqësuesit e shumë organizatave dhe anëtarë të dhomave të tregtisë në Athinë, Selanik, etj., ftuan përfaqësuesit e strukturave shtetërore të Diasporës në Greqi, për vizita pune në eksplorimin e mundësive konkrete të bashkëpunimit dhe kanalizimin e kursimeve të Diasporës në investime strategjike në Shqipëri.

Diskutimi/ Remitancat dhe Diaspora në Greqi

#diasporashqiptare #unëjamshqiptar #diasporapërzhvillim