Drejtoresha e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës takohet me zv.ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në Kosovë

Drejtoresha e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës takohet me zv.ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në Kosovë

Drejtoresha e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës znj.Soana Jaupllari takohet me zv.ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, z. Isni Kilaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i përvojave mes dy institucioneve që lidhen me Diasporën.

Znj. Jaupllari, e ka përgëzuar Ministrinë e Diasporës për punën e bërë në gjithë këto vite, veçanërisht për regjistrimin e Diasporës. Gjithashtu informoi z. Kilaj edhe për punën dhe projektet që bën Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.

Zv. ministri Kilaj foli për projektet e veçanta të Ministrisë së Diasporës, përmes të cilave i ofrojnë mbështetje mërgatës kosovare.