Drejtoresha e Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës takohet me drejtorin ekzekutiv të “Innovation Centre Kosovo”

Drejtoresha e Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës takohet me drejtorin ekzekutiv të “Innovation Centre Kosovo”

Në kuadër të projektit “Diaspora për Zhvillim”, drejtoresha e Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës, znj. Soana Jaupllari zhvilloi një vizitë pune në Kosovë, ku u takua me drejtorin ekzekutiv të “Innovation Centre Kosovo”, (ICK) z. Uranik Begu.

Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i eksperiencave dypalëshe, identifikimi i praktikave më të mira për arritjen e objektivave të projektit dhe nxitjen e angazhimit të Diasporës në përgjithësi, pasi ajo vazhdon të mbetet një ndër kontribuesit më të mëdhenj në zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Znj. Jaupllari e njohu z. Begu me institucionin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës, praktikat e tij, si dhe projektin “Diaspora për Zhvillim”. Gjithashtu, u ndal edhe te synimi për realizimin e projekteve të ardhshme dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Ndërsa z. Begu e njohu me projektet, bizneset start-up të zhvilluara në këtë qendër, kapacitetet dhe arritjet e kësaj qendre.