Drejtoresha e Fondit, znj. Jaupllari nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Presidentin e Kolegjit Universitar për Biznes dhe Teknologji në Kosovë, z. Edmond Hajrizi

Drejtoresha e Fondit, znj. Jaupllari nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Presidentin e Kolegjit Universitar për Biznes dhe Teknologji në Kosovë, z. Edmond Hajrizi

Drejtoresha e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, znj. Soana Jaupllari nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Presidentin e Kolegjit Universitar për Biznes dhe Teknologji në Kosovë, z. Edmond Hajrizi.
Interesi i përbashkët i të dyja institucioneve është krijimi i mjeteve për të promovuar bashkëpunimin konkret në fushën kërkimore shkencore, arsimore si dhe të inovacionit.
Në kuadër të kësaj marrëveshje do ndërtohen dhe zbatohen projekte, programe dhe aktivitete në fushat e interesit.
Sipas kësaj marrëveshje parashikohen bashkëpunime për aktivitetet kërkimore, zhvillimore dhe inovative. Gjithashtu bashkëpunimet do shtrihen më tej edhe në fushat e arsimit, kulturës dhe trajnimeve të avancuara.
Në bashkëpunimet në kuadër të kësaj marrëveshje, parashikohet përfshirja e subjekteve të tjera publike, private, kombëtare dhe ndërkombëtare për qëllime të inovacionit dhe shfrytëzimit të rezultateve.
Në link-un e mëposhtëm mund të lexoni marrëveshjen e plotë:


shares