Drejtori Ekzekutiv

BLERINA TURDIU

JETËSHKRIM

 

Zj. Blerina Turdiu është diplomuar në degën e Matematikës në vitin 1992 dhe në vitin 2012 ka përfunduar programin 2 – vjeçar Master për Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun duke mbrojtur tezën “Ndikimi i Cilësisë së Shërbimit në Turizmin Rural në Perspektivën Shqiptare”.

Zj. Blerina Turdiu ka punuar si eksperte në një numër projektesh të financuara nga donatorë ndërkombëtarë, ku vlen të përmenden: “Pjesëmarrja, Monitorimi dhe Vlerësimi i Shërbimeve Publike” në kuadër të organizatës ““Albania Movement Org”; Konsulencë për programin VET / GIZ Albania për zhvillimin e Kurrikulumeve dhe Programeve te Trajnimit; Asistencë për identifikimin e Projekt-ideve për SME-të në kuadër të “IPA Adriatic CBC Programme 2007-2013”.

Zj. Blerina Turdiu ka eksperiencë profesionale në organizata dhe institucione publike si AIDA, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Ministria e Kulturës, Ministria e Financave.

Ajo ka qenë e angazhuar edhe si pedagoge e jashtme pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” – Durrës në lëndët Marketimi Strategjik/ Brandimi/NPD.

Zj. Blerina Turdiu ka kryer një sërë specializimesh brenda dhe jashtë vendit. Fushat e specializimeve janë kryesisht në zhvillimin e tregjeve, eksportet dhe marketingun, zhvillimin rajonal, planifikimin dhe menaxhimin e projekteve, zhvillimin e burimeve njerëzore etj.

Duke filluar nga data 17 Janar 2020 me vendim të Këshillit Drejtues Nr 11 datë 17.01.2020 për Emërimin e Drejtorit Ekzekutiv të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, Zj. Blerina Turdiu është Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.