Thirrje për ekspertë për përzgjedhjen të veprave letrare të Platformës Digjitale pranë Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës

Thirrje për ekspertë për përzgjedhjen të veprave letrare të Platformës Digjitale pranë Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës

Konteksti
Digjitalizimi i veprave shqiptare dhe aksesi i tyre përmes platformës së re digjitale është një nga instrumentet e projektit të zbatuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, që do të kontribuojë në përfshirjen e Diasporës shqiptare në jetën social-kulturore të vendit amë nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Ky aktivitet prek drejtpërdrejtë gjuhën dhe traditën shqiptare si elementët kryesorë të identitetit individual dhe kombëtar. Platforma digjitale e veprave shqiptare do të shërbejë si mekanizëm për konsultimin online jo vetëm të veprave të përzgjedhura të letërsisë shqipe ndër vite por edhe për botimet e autorëve të Diasporës si dhe pasqyrimin e studimeve më të rëndësishme të Diasporës shkencore shqiptare, duke kontribuar në zhvillimin e mendimit kritik, progresit kulturor dhe shkencor. Për realizimin e këtij aktiviteti, FSHZHD kërkon të kontraktojë dy ekspertë, të cilët do të ofrojnë shërbimin e tyre për përzgjedhjen e veprave shqiptare për një periudhë kohore 40 ditore.

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidati për pranim, janë:
a. Të jetë shtetas shqiptar dhe të jetë rezident në Shqipëri;
b. Të ketë njohuri shumë të mira të autorëve shqiptarë;
c. Të ketë aftësi hulumtuese dhe vlerësuese për vepra letrare;
d. Të ketë aftësi të larta kritike për të seleksionuar veprat që do të digjitalizohen;
e. Të jetë i/e përditësuar me veprat e reja artistike të autorëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit;
f. Të ketë aftësi shumë të mira vlerësimi të nivelit artistik dhe shkencor të veprave të përzgjedhura për t’u digjitalizuar;
g. Të ketë aftësi të shkëlqyera gjuhësore në të folur dhe të shkruar të gjuhës shqipe;
h. Të ketë përfunduar studimet universitare në Shkenca Humane, Dega Gjuhë-Letërsi;
i. Të zotërojë grada/tituj shkencorë në fushën e Gjuhë/Letërsisë, të mbrojtura brenda ose jashtë vendit;
j. Të ketë pjesëmarrje të vijueshme në konferenca e seminare shkencore kombëtare e ndërkombëtare për letërsinë shqipe si dhe në projekte kërkimore;
k. Të ketë të paktën 10 vite përvojë pune në profesion;
l. Të ketë përvojë në mësimdhënien e letërsisë shqipe në institucionet e arsimit të lartë publik;

 

*Përbën avantazh: Njohja e gjuhëve të huaja; Eksperienca të ngjashme.

Përgjegjësitë kryesore:
a. Të krijojë kontakte me botuesit shqiptarë dhe mbajtësit e të drejtës së autorit;
b. Të konsultojë/njohë bazën ligjore mbi të drejtat e autorit;
c. Të bashkëpunojë me institucione publike dhe private në fushën e botimeve;
d. Të realizojë përzgjedhjen e veprave në kohën e duhur;
e. Të përdorë materialet e vëna në dispozicion nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës;
f. Të bashkëpunojë ngushtë me stafin e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës;
g. Të raportojë periodikisht tek FSHZHD në bazë të Kontratës së Shërbimit të lidhur me FSHZHD për shërbimin e parashikuar në termat e referencës;
h. Të dorëzojë punën e kryer në bazë të kushteve të Kontratës të lidhur me FSHZHD për shërbimin e parashikuar në termat e referencës.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
a. Jetëshkrim i plotësuar;
b. Fotokopje të diplomave të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve ose të diplomës universitare ekuivalente, ose të studimeve universitare në këtë fushë jashtë shtetit, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
c. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton gradat/titujt shkencorë, kualifikimet, trajnimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e. Fotokopje të letërnjoftimit (ID).

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet në e-mail-in zyrtar të FSHZHD-së:  info@adfd.al.
Afati i dorëzimit të dokumenteve është data 17 Qershor 2020, ora 16:00.