Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Diasporës marrëveshje bashkëpunimi me fondacionin “Magna Grecia”

Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Diasporës marrëveshje bashkëpunimi me fondacionin “Magna Grecia”

Me dëshirën për të bashkëpunuar në fushën e kërkimit dhe inovacionit, Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko, Presidenti i Fondacionit “Magna Grecia”, z. Antonino Foti dhe Drejtoresha e Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës, znj. Soana Jaupllari firmosën një marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje parashikon bashkëpunimin shkencor dhe në fushën e kulturës në bazë të të cilit do të krijohet një partneritet, një Observator që do të monitorojë komunitetin shqiptar në Itali dhe do të ofrojë informacion të dobishëm për proceset vendimmarrëse të Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës (FSHZHD), si dhe do të promovojnë krijimin e një rrjeti për zbatimin e programeve dhe projekteve.

Në link-un e mëposhtëm mund të lexoni marrëveshjen e plotë:

Marrëveshja e plotë (Kliko këtu)