FSHZHD organizoi Forumin Virtual “Kontributi i të Rinjve Shqiptarë në Diasporë”

FSHZHD organizoi Forumin Virtual “Kontributi i të Rinjve Shqiptarë në Diasporë”

Forumi Virtual “Kontributi i të Rinjve Shqiptarë në Diasporë”,

 

Forumi virtual i organizuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, bëri bashkë në një takim të rinjtë shqiptarë në Diasporë. Takimi u zhvillua virtualisht për shkak të kushteve të krijuara nga COVID-19. Nëpërmjet këtij eventi u synua krijimi i një ure komunikimi midis të rinjve shqiptarë, si dhe krijimi i një metodologjie bashkëpunimi bazuar në idetë dhe praktikat më të mira të fituara në Diasporë. Në këtë event, të gjithë pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë eksperiencat e formimit akademik, të jepnin sugjerimet e tyre në lidhje me mënyrat e përfshirjes përmes kontributit të tyre në zhvillimin socio-ekonomik të vendit të origjinës dhe vazhdimësisë së marrëdhënieve të bashkëpunimit midis të rinjve shqiptarë në Diasporë dhe Shqipëri. Në forum u prezantuan dhe dy platformat “Rrjeti i Profesionistëve në Diasporë” dhe “Digjitalizimi i Veprave Shqiptare”, ndërsa nga pjesëmarrësit u dhanë shembuj konkret të bashkëpunimeve të suksesshme me Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës. Të gjithë pjesëmarrësit ishin të mendimit se me organizime te tilla motivohet dhe rinia shqiptare ne diasporë duke promovuar kulturën shqiptare. Pjesëmarrësit në event ishin nga vende të ndryshme si Greqi, Itali, USA, Hollandë, Zvicër etj. Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës do të mbajë marrëdhënie me diasporën shqiptare dhe do të organizojë të tjera forume me tematika të ndryshme në të ardhmen.