Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës shpall vend të lirë pune në pozicionin: Përgjegjës i Sektorit të Mbështetjes së Sipërmarrjes të Diasporës.

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës shpall vend të lirë pune në pozicionin: Përgjegjës i Sektorit të Mbështetjes së Sipërmarrjes të Diasporës.

Njoftim për konkurim për vend të lirë pune pranë Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës

Pozicioni i punës: Përgjegjës i Sektorit të Mbështetjes së Sipërmarrjes të Diasporës, Drejtoria e Projekteve dhe Mbështetjes së Sipërmarrjes të Diasporës.

Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër, është:

Detyrat kryesore të pozicionit përfshijnë planifikimin, drejtimin dhe zbatimin e projekteve në përputhje me misionin e institucionit dhe në nxitje të Sipërmarrjes së Diasporës për zhvillimin social-ekonomik dhe kulturor. Kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në realizimin efektiv të objektivave, veprimtarisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.

Bashkërendon punët për përgatitjen e raporteve sipas kërkesave të projekteve dhe partnerëve kryesorë.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

-Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në fushën e shkencave juridike/ekonomike/ me diplomë të nivelit Master Shkencor/Profesional ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit dhe të kenë marrë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
-Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion ose pozicione të ngjashme;
-Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

-Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

-Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

-Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

-Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

-Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

*Përbën avantazh eksperienca në organizata ndërkombëtare dhe njohja e politikave zhvillimore në fushën e Migracionit dhe Diasporës;

*Përvoja e punës në projekte dhe kualifikimet për çështjet e projekteve përbëjnë përparësi për kandidatët;

*Përbën avantazh njohja e gjuhëve të tjera të huaja.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet
    pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetë deklarim të gjendjes gjyqësore.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të
FSHZHD-së, në adresën: Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e- malin
zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë 10 Mars 2020 ora 16:00.