Forum virtual “Bashkëbisedim me anëtarët e rinj të rrjetit”

Forum virtual “Bashkëbisedim me anëtarët e rinj të rrjetit”

Profesionistë shqiptarë, përfaqësues të fushave të ndryshme profesionale jashtë vendit, janë bashkuar sot në forumin e organizuar online “Bashkëbisedim me anëtarët e rinj të rrjetit”.
Në këtë takim të veçantë, të organizuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, synohej krijimi i një ure komunikimi me anëtarët e rinj të “Rrjetit të Profesionistëve të Diasporës”.
Në forum u diskutua rreth rrjetit të profesionistëve të Diasporës, digjitalizimit të veprave shqiptare, Diasporës Shkencore, Dhomës së Biznesit të Diasporës, Gazetës së Diasporës Shqiptare dhe qëllimeve të këtyre projekteve të krijuara nga FSHZHD. Gjatë diskutimeve, u identifikuan personat kyç që do të kontribuojnë në shpërndarjen e informacionit për anëtarësimet e reja në rrjetin e profesionistëve.
Ky aktivitet bëri bashkë profesionistë të rinj shqiptarë, përfaqësues të fushave të ndryshme profesionale nga vende të ndryshme të botës. Ndër ta përmendim: muzikantë në Francë, sipërmarrës nga Holanda, specialist në fushën financiare dhe informatikës në Gjermani dhe profesionistë që punojnë në Zvicër.
Ata ndanë sugjerimet e tyre në lidhje me zhvillimin dhe zgjerimin e platformave, mënyrat e përfshirjes përmes kontributit të tyre në zhvillimin socio-ekonomik të vendit të origjinës, si dhe vazhdimësisë së marrëdhënieve të bashkëpunimit midis shqiptarëve në Diasporë dhe komunitetit në Shqipëri.
Ky forum është në vazhdën e ciklit të bashkëbisedimeve me Diasporën shqiptare.
Klikoni me poshtë për të lexuar të gjithë lajmin: