ADBC – Forumi “Diaspora Business Talks”

ADBC – Forumi “Diaspora Business Talks”

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, organizoi sot Forumin “Biznesi përtej kufijve – Rrjetëzimi i bizneseve të Diasporës Shqiptare”, duke alternuar prezencën e kufizuar fizike me pjesëmarrjen e gjerë virtuale nga pikëpamja e përfaqësimit dhe shtrirjes gjeografike të folësve në respektim të rregullave kufizuese të pandemisë. “Diaspora Business Talks”, u hap me fjalën përshëndetëse të z. Ardian Lekaj, Kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, i cili uroi mirëseardhjen bashkëbiseduesve në panelet e tyre virtuale dhe gjithë pjesëmarrësve.
Bashkëbisedimi vazhdoi në formën e komunikimeve prezantuese nga anëtarë të diasporës me përshkrimin e aktiviteteve të tyre si edhe planet për të ardhmen ku vlen të theksohet shprehja e gatishmërisë së DHBD për të asistuar çdo iniciativë të re biznesi në Shqipëri.

Për më shumë informacion klikoni 👇 :

FORUMI “DIASPORA BUSINESS TALKS”