FSHZHD dhe Biblioteka Kombëtare marrëveshje për Digjitimin e Veprave Shqiptare

FSHZHD dhe Biblioteka Kombëtare marrëveshje për Digjitimin e Veprave Shqiptare

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës,  Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, dhe Ministri i Shtetit për Diasporën kanë firmosur një marrëveshje me qëllim bashkëpunimin për realizimin e aktiviteteve për zhvillimin dhe promovimin e kulturës kombëtare në komunitetet shqiptare jashtë vendit.

Kjo marrëveshje parashikon koordinimin e veprimtarisë së institucioneve duke i dhënë rëndësi të veçantë kërkimit, hulumtimit dhe studimit të mundësive për ruajtjen, përhapjen dhe promovimin në Diasporën shqiptare të kulturës shqiptare në përgjithësi, si dhe gjuhës e letërsisë shqipe në veçanti.

Në bazë të kësaj marrëveshje këto institucione do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për zhvillimin dhe promovimin e platformës “Digjitimi i Veprave Shqiptare”, organizimin e veprimtarive të përbashkëta kulturore për gjuhën, letërsinë, kulturën dhe vlerat shqiptare në komunitetet shqiptare jashtë vendit (konferenca, seminare, ekspozita etj.), që synojnë  vlerësimin e trashëgimisë kulturore të Diasporës shqiptare.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë në bashkëpunim me Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës do të realizojë platformën “Digjitimi i Veprave Shqiptare”, për të mbështetur promovimin e veprave të letërsisë shqiptare në komunitetet shqiptare jashtë vendit.

Plotësimin e platformës “Digjitimi i Veprave Shqiptare” me vepra të autorëve shqiptarë të  përjashtuara nga e drejta e autorit, – pjesë e fondit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, – në format elektronik, të cilat përfshihen në koleksionin e saj digjital: Biblioteka Digjitale e-Albanica. Përcjelljen e veprave të autorëve shqiptarë në format elektronik (CD/DVD) nëpërmjet formës.

Marrëveshjen e plotë mund ta lexoni këtu: