FSHZHD dhe QBD marrin pjesë në edicionin e VII të Festivalit të Shumëgjuhësisë në Selanik

FSHZHD dhe QBD marrin pjesë në edicionin e VII të Festivalit të Shumëgjuhësisë në Selanik

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe Qendra e Botimeve të Diasporës morën pjesë në edicionin e VII të Festivalit të Shumëgjuhësisë në Selanik, Greqi.

Në këtë festival, këto dy institucione prezantuan politikat shtetërore të hartuara për Diasporën si dhe punën e tyre me qëllim përkrahjen dhe ngritjen e urave të bashkëpunimit me komunitetin shqiptaro-grek.