FSHZHD dhe QBD takohen me Shoqatat e Grave në Selanik

FSHZHD dhe QBD takohen me Shoqatat e Grave në Selanik

Në kuadër të Festivalit së Shumëgjuhësisë që u zhvillua në Selanik, Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës si dhe Qendra e Botimeve të Diasporës realizuan një takim me shoqatat e grave në Selanik.

Ky takim pati synim njohjen me rrjetin e grave, punën e bërë si dhe çështje të tjera me qëllim mbështetjen e iniciativave të tyre në Greqi, forcimin e lidhjeve me vendin e origjinës dhe angazhimin e këtij rrjeti në projektet e ndryshme dedikuar Diasporës shqiptare. Takimi u krye në ambientet ku zhvillohet mësimi i gjuhës shqipe nga shoqata “Nënë Tereza” pranë Universitetit Aristoteli, Selanik.