FSHZHD merr pjesë në punimet e Kongresit të II-të Ekonomik të “Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane” në Frankfurt

FSHZHD merr pjesë në punimet e Kongresit të II-të Ekonomik të “Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane” në Frankfurt

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës mori pjesë në zhvillimin e punimeve të Kongresit të II-të Ekonomik të “Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane” në datat 9 dhe 10 Nëntor në Frankfurt të Gjermanisë.

Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga biznese të industrive të ndryshme, përfaqësues të fushave të ekonomisë dhe dhomave të bizneseve, përfaqësues politikë, institucione diplomatike dhe organizata joqeveritare ndërkombëtare nga Gjermania dhe trevat shqiptare.

Diskutimet ishin të fokusuara kryesisht rreth mënyrave të bashkëpunimit midis bizneseve shqiptare në Diasporë dhe atyre në trevat shqiptare por edhe rreth bizneseve të huaja.

U prezantuan biznese të ndryshme, u zhvilluan takime B2B si dhe u mbajtën diskutime për rritjen dhe konkretizimin e bashkëpunimit me strukturat shtetëtore, veçanërisht ato në nivel lokal.