FSHZHD takim me organizatën “Germin”

FSHZHD takim me organizatën “Germin”

Drejtoresha e Fondit Shqiptar të Zhvillimit të Diasporës, znj. Soana Jaupllari zhvilloi takim me përfaqësuesit e organizatës “Germin” në Kosovë. Takimi u fokusua në eksperiencat dypalëshe, në identifikimin e praktikave më të mira për arritjen e objektivave të projektit dhe nxitjen e angazhimit të Diasporës në përgjithësi.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Diasporës prezantoi nismat në kuadër të projektit në zbatim “Diaspora për Zhvillim”, duke shprehur gadishmërinë për të bashkëpunuar në zhvillimin e ideve të përbashkëta.

Ekipi i “Germin” prezantoi programet, të cilat janë duke u zbatuar dhe projektet e reja në funksion të krijimit të instrumentave dhe forcimit të komunikimit midis Diasporës dhe institucioneve publike në Kosovë.