Këshilli Drejtues

Këshilli Drejtues i Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës

Këshilli Drejtues është organ vendimmarrës për çështjet financiare, organizative dhe administrative të FSHZHD-së, në përmbushje të detyrave dhe funksioneve të tij, të përcaktuara në nenin 10 të ligjit nr.32, datë 07.06.2018, “Për Fondin Shqiptar Për Zhvillimin e Diasporës”.

Përbërja e Këshillit Drejtues të FSHZHD:

Këshilli Drejtues i Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës është i përbërë gjithsej nga shtatë anëtarë, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga institucionet e administratës publike, sipas fushave përkatëse, në kuadër të projekteve që ka në zbatim FSHZHD-ja; një anëtar, përfaqësues i Diasporës, i cili zgjidhet nga radhët e anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës. Ata janë:

⫸ Znj. Dajna Sorensen, përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për financat dhe ekonominë, (Kryetar)

⫸ Znj. Adea Pirdeni, përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për drejtësinë, (Anëtar)

⫸ Znj. Mira Hoxha, përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për evropën dhe punët e jashtme, (Anëtar)

⫸ Z. Kostandin Shkurti, përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për arsimin, sportin dhe rininë, (Anëtar)

⫸ Znj. Ornela Çuçi, përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për turizmin dhe mjedisin, (Anëtar)

⫸ Znj. Kozeta Angjeliu, përfaqësues i ministrisë përgjegjese për kulturën,(Anëtar)

⫸ Znj. Anila Hyka Smorgrav, përfaqësues i Këshillit Koordinues të Diasporës, (Anëtar)

Këshilli Drejtues ka një sërë detyrash të rëndësishme. Ndër to përmendim”

    1. Miraton drejtimet kryesore të veprimtarisë, si ato financiare, organizative dhe administrative të FSHZHD-së;
    2. Miraton statutin dhe manualin e procedurave të FSHZHD-së;
    3. Mbikëqyr administrimin dhe veprimtarinë e FSHZHD-së;
    4. Miraton strukturën organizative të FSHZHD-së;
    5. Miraton buxhetin vjetor tëFSHZHD-së;
    6. Miraton rregulloren për funksionimin e Këshillit Drejtues dhe kriteret për vendimmarrjen, kuorumin e nevojshëm etj;
    7. Merr vendime për çështje që lidhen me veprimtarinë e FSHZHD-së dhe miraton dokumentet e nevojshme për ecurinë e kësajveprimtarie;
    8. Raporton në mënyrë periodike pranë ministrisë përgjegjëse, etj.

Këshilli Drejtues ka edhe një sekretar, i cili zgjidhet ndërmjet punonjësve të administratës së FSHZHD-së.Mënyra dhe procedurat më të hollësishme të ushtrimit të kompetencave të Këshillit Drejtues përcaktohen në statutin, manualin e procedurave dhe në rregulloren e funksionimit të tij.