Lidhja e Marrëveshjes së bashkëpunimit mes FSHZD dhe QBD

Lidhja e Marrëveshjes së bashkëpunimit mes FSHZD dhe QBD

Më 30 qershor 2020 u lidh marrëveshja e bashkëpunimit mes drejtoreshës së Fondit për Zhvillimin e Diasporës, znj. Blerina Turdiu dhe drejtoreshës së Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa. Objekti i kësaj marrëveshje është shkëmbimi ndër-institucional i ekspertizës për qëllimin e realizimit të projekteve në kuadër të misionit të përbashkët për ruajtjen dhe gjallërimin e kulturës shqiptare në Diasporë. Me anë të kësaj marrëveshje, palët do të koordinojnë mes tyre punën për pasurimin e mëtejshëm dhe afatgjatë të platformës “Digjitalizimi i Veprave Shqiptare”; ofrimin e përvojës të stafit të Qendrës së Qendrës së Botimeve për Diasporën në shërbim të platformës “Digjitalizimi i Veprave Shqiptare”; zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta për promovimin e kulturës dhe vlerave shqiptare në Diasporë; bashkërendimin e detyrave të grupeve të punës për bashkëpunime në aplikime për projekte të përbashkëta.