Marrëveshja e bashkëpunimit për blerjen e të drejtës së autorit

Marrëveshja e bashkëpunimit për blerjen e të drejtës së autorit

U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe Shtëpisë Botuese Toena për blerjen e të drejtës së autorit, për 13 vepra me autorë shqiptarë, të cilat do të digjitalizohen në platformën “Digjitalizimi i veprave letrare” në kuadër të projektit “Diaspora për zhvillim”.

Veprat të cilat i shtohen fondit të Ueb-it “ADLD.AL” janë:

  • Agim Vinca “Letër Zotit”,
  • Dhimitër Shuteriqi “ Sytë e Simonidës”,
  • Josif Papagjoni “Kur hëna digjej lart”,
  • Majlinda Rama “Perandorët”,
  • Namik Dokle “Vajzat e mjegullës”,
  • Namik Dokle “Shën Maria e Beratit”,
  • Niko Kacalidha “Eliksiri i gurit”,
  • Odise Kote “Funerali i hijes”,
  • Skënder Rusi “Digjen meteorë”,
  • Skënder Rusi “Dhe prapë për ty më ndërrohet mendja”,
  • Shefkije Islamaj “Mos më thuaj se më ke parë në ëndërr”,
  • Viktor Canosinaj “Baronesha Shenteben”,
  • Vojsava Nelo “Gruaja me të zeza”.

Platforma Digjitale e Veprave Shqiptare është krijuar me qëllimin madhor të gjallërimit e promovimit të kujtesës kolektive kulturore të komunitetit të Diasporës shqiptare përmes letërsisë.

Nisur nga mungesa e shumë veprave të letërsisë shqiptare në format digjital.

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës bën të mundur aksesimin e lirë, në çdo moment kohor dhe pavarësisht vendodhjes gjeografike, të disa prej veprave të autorëve më në zë të letërsisë shqiptare ndër vite.

Shtëpia Botuese Toena, e cila ushtron veprimtarinë e saj nga janari i vitit 1993, ka në katalogun e saj rreth 24 00 tituj nga studiuesit më në zë të institucioneve shkencore dhe universitare, libra informativë, botime nga historia dhe traditat kombëtare, metoda për mësimin e gjuhëve të huaja, fjalorë të shumëllojshëm, etj.