Mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të FSHZHD, prezantohet projekti “Diaspora Shkencore”

Mbledhja e radhës e Këshillit Drejtues të FSHZHD, prezantohet projekti “Diaspora Shkencore”

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës mbajti sot mbledhjen e radhës me anëtarët e Këshillit Drejtues.
Gjatë takimit u prezantua projekti i financuar nga Qeveria shqiptare “Diaspora Shkencore si një faktor ndryshimi në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë” dhe zbatimi  i tij nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.
Në mbledhje u prezantua edhe anëtarja më e re e Këshillit, znj. Anila Hyka Smorgrav si përfaqësuese e Këshillit Koordinues të Diasporës.
Në takimin e sotëm u diskutuan gjithashtu edhe aktivitetet që do të kryhen gjatë vitit 2019.