Më shumë se 2 mijë profesionistë pjesë e Rrjetit të Profesionsisteve në Diasporës

Më shumë se 2 mijë profesionistë pjesë e Rrjetit të Profesionsisteve në Diasporës

Numri i regjistrimeve në “Rrjetin Profesionistëve të Diasporës”, i cili është krijuar nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës në korrik të vitit të shkuar, ka arritur në 2020 anëtarësime.
Ky rrjet është një platformë ku të gjithë profesionistët shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, takohen në nivel profesional dhe për të shkëmbyer informacione të ndryshme.
“Rrjeti i Profesionistëve të Diasporës” është një platformë që synon të mbështesë e të nxisë transmetimin e të dhënave profesionale duke ofruar një urë lidhëse midis kapaciteteve e profesioneve të ndryshme në diasporë. Qëllimi i Platformës është të mbledhë dhe shkëmbejë informacione, si dhe përfshirjen e ekspertizës së anëtarëve të këtyre komuniteteve shqiptare në Diasporë dhe t’i lidhë ata edhe me kërkesat e biznesit shqiptar apo të huaj në të mirë të zhvillimit të vendit. Ky projekt synon në një fazë të dytë, të shërbejë në gjenerimin e ideve dhe nismave nga komunitetet profesionale të Diasporës shqiptare.