Ministri Majko dhe Drejtoresha e FSHZHD znj. Soana Jaupllari në raportimin e parë të FSHZHD në nënkomisionin “Për Diasporën dhe Migracionin”

Ministri Majko dhe Drejtoresha e FSHZHD znj. Soana Jaupllari në raportimin e parë të FSHZHD në nënkomisionin “Për Diasporën dhe Migracionin”

Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko dhe Drejtoresha e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, znj. Soana Jaupllari ishin sot të pranishëm në nënkomisionin “Për Diasporën dhe Migracionin”, pjesë e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, për të informuar mbi veprimtarinë e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës për vitin 2018.

Ky është raportimi i parë që Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës bën në këtë nënkomision.
Drejtoresha e Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, znj. Soana Jaupllari prezantoi një pasqyrë të plotë të aktivitetit të kryer si dhe aktivitetet që institucioni do të realizojë gjatë vitit 2019.


shares