Ministri merr pjesë në Global Empowerment Meeting (GEM19) në Harvard Kennedy School në SHBA

Ministri merr pjesë në Global Empowerment Meeting (GEM19) në Harvard Kennedy School në SHBA

Ministri i Shtetit për Diasporën, z.Pandeli Majko mori pjesë në takimin e 11-të të konferencës ndërkombëtare për fuqizimin global “Global Empowerment Meeting” (GEM19), e cila organizohet çdo vit nga “Harvard Kennedy School” në SHBA.

Në këtë konferencë dy ditore, ishin të pranishëm personalitete të larta nga vende të ndryshme të botës. Këtë vit, diskutimi i konferencës u përqendrua tek problematikat që hasen në botë, midis zhvillimit politik të një vendi dhe zhvillimit ekonomik.