Miratohet krijimi i Dhomës së Biznesit të Diasporës

Miratohet krijimi i Dhomës së Biznesit të Diasporës

Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e Ministrit të Shtetit për Diasporën për financimin e projektit “Për Dhomën e Biznesit të Diasporës, krijimi dhe nxitja e investimeve të Diasporës në Shqipëri dhe zbatimin e tij nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës”.
Krijimi i Dhomës së Biznesit të Diasporës është një mundësi reale për mbështetjen e investitorëve të Diasporës që dëshirojnë të krijojnë apo të zgjerojnë bizneset e tyre në atdhe. Gjithashtu, do të synojë të jetë një mjet efikas për nxitjen e investimeve në Shqipëri.
Kjo strukturë e re, ka si qëllim mbrojtjen e bizneseve shqiptare në Diasporë si dhe nxitjen e tyre për investime në Shqipëri.
Sipas këtij vendimi, ky projekt do të financohet për 28 muaj me buxhet prej nëntë milion lekësh, ndërsa fondet shtesë për projektin do të sigurohen nga donatorët dhe nga të ardhurat e fituara nga aktiviteti i kësaj dhome.
Vendimin e plotë mund ta lexoni në link-un e mëposhtëm:


shares