Miratohet vendimi për ndryshimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të FSHZHD-së

Miratohet vendimi për ndryshimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të FSHZHD-së

Miratohet vendimi për ndryshimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të FSHZHD-së.

Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimin e Vendimit nr. 594, të datës 9.10.2018, “Për emërimin e Kryetarit dhe të Anëtarëve të Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar për Zhvillim e Diasporës”.

Sipas këtij Vendimi, znj. Dajna Sorensen, e cila do të jetë edhe Kryetare e Këshillit Drejtues të FSHZHD-së, zëvendëson z. Elton Haxhi, përfaqësues nga Ministria e Financave.

Gjithashtu, znj. Mira Hoxha emërohet si përfaqësuese nga Ministria përgjegjëse për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vend të z. Andris Stastoli.

Këshilli Drejtues i FSHZHD-së është një organ vendimmarrës për çështjet financiare, organizative dhe administrative të FSHZHD-së, në përmbushje të detyrave dhe funksioneve të tij.

Vendimin e plotë mund ta lexoni këtu:

https://www.adfd.al/…/VENDIM-P%C3%8BR-DISA-NDRYSHIME-N%C3%8…