Mundësi për Agrobizneset/ Dhoma e Biznesit të Diasporës sjell përvojën italiane

Mundësi për Agrobizneset/ Dhoma e Biznesit të Diasporës sjell përvojën italiane

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare në kuadër të projektit “Angazhimi i Diasporës në transferimin e njohurive bujqësore në Shqipëri”, organizoi sot trajnimin e parë online me temë: “Politikat Evropiane dhe mundësitë për Agrobizneset”. Në lidhje me këtë temë, solli përvojën e tij trajnuesi italian z. Valentino Valentini, sipërmarrës, ekspert i promovimit të territorit dhe aksesit në tregjet ndërkombëtare për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme. Qëllimi i këtij projekti të ndërmarrë nga Dhoma e Biznesit të Diasporës është të mbështesë rritjen socio-ekonomike të zonave rurale shqiptare duke përmirësuar kapacitetin e NVM-ve bujqësore për të bashkëpunuar me Diasporën Shqiptare në Itali duke ofruar kështu një kontribut të prekshëm në rritjen e njohurive, kapaciteteve dhe kompetencave përmes transferimit të njohurive.

Për më shumë mbi trajnimin klikoni👇🏻:

https://diasporashqiptare.al/…/mundesi-per…/