Nisma “Dhuro Libra”, nis procesi i shpërndarjes në Greqi dhe Itali

Nisma “Dhuro Libra”, nis procesi i shpërndarjes në Greqi dhe Itali

U nisën sot drejt Greqisë, pjesa e parë e librave të dhuruara në kuadër të nismës “Dhuro Libra”, për shtetasit shqiptarë që vuajnë dënimin në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Greqi.

Ditën e nesërme do të niset pjesa tjetër e përcaktuar për institucionet në Itali. Të pranishëm gjatë momentit të nisjes së librave ishin ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko dhe ministrja e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj.

Janë rreth 10 mijë libra të cilët janë dhuruar nga shtëpi të ndryshme botimi në vend, individë dhe institucione të ndryshme. Ngarkesa e librave në bashkëpunim me ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, së bashku me Postën Shqiptare nëpërmjet cargos diplomatike do të bëjnë të mundur mbërritjen e librave brenda datës 21 shkurt, në ditën Ndërkombëtare të Gjuhës amtare. Librat do të dërgohen në 6 pika të ndryshme, në dy ambasadat shqiptare dhe katër konsullatat në Itali dhe Greqi.

       

Nisma “Dhuro Libra”, nis procesi i shpërndarjes në Greqi dhe Itali