Njoftim për konkurim për vend pune: Drejtor i Drejtorisë së Projekteve dhe Mbështetjes së Sipërmarrjes të Diasporës

Njoftim për konkurim për vend pune: Drejtor i Drejtorisë së Projekteve dhe Mbështetjes së Sipërmarrjes të Diasporës

Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër, është:

Funksionet kryesore përfshijnë planifikimin dhe drejtimin, zbatimin e projekteve në përputhje me misionin e institucionit në nxitjen e diasporës për zhvillimin social-ekonomik dhe kulturor.

Kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në realizimin efektiv të objektivave dhe veprimtarisë së Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës. Bashkërendon punët për përgatitjen e raporteve sipas kërkesave të projekteve dhe partnerëve kryesorë.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë masë disiplinore në

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në fushën e shkencave sociale/ekonomike/politike me diplomë të nivelit Master Shkencor/Profesional ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit dhe të kenë marrë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
  • Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion dhe pozicione të ngjashme;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës

*Përbën avantazh eksperienca në organizma ndërkombëtare dhe njohja e politikave zhvillimore në fushën e migracionit dhe diasporës;

*Përvoja e punës në projekte dhe kualifikimet për çështjet e projekteve përbëjnë përparësi për kandidatët;

*Përbën avantazh njohja e gjuhëve të tjera të huaja.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet në zyrën e protokollit të FSHZHD-së pranë adresës Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e- mailin zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është: data 07.02.2020 ora 16:00.



shares