Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin Drejtori Drejtorisë së Projekteve dhe Mbështetjes së Sipërmarrjes të Diasporës

Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin Drejtori Drejtorisë së Projekteve dhe Mbështetjes së Sipërmarrjes të Diasporës

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE

POZICIONI: DREJTOR I DREJTORISË SË PROJEKTEVE DHE MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES TË DIASPORËS

 

Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër është:

Funksionet kryesore përfshijnë planifikimin, drejtimin dhe zbatimin e projekteve në përputhje me misionin e institucionit në nxitjen e Diasporës për zhvillimin social-ekonomik dhe kulturor.

Kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në realizimin efektiv të objektivave dhe veprimtarisë së Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës. Bashkërendon punët për përgatitjen e raporteve sipas kërkesave të projekteve dhe partnerëve kryesorë.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë pranë FSHZHD

a- Planifikon dhe drejton zbatimin e projekteve në përputhje me misionin e institucionit;

b-Është përgjegjës për shkrimin, formulimin e projekt-propozimeve dhe ngritjen e partneritetit;

c-Mbikëqyr punën e stafit teknik dhe menaxherëve të jashtëm të kontraktuar në funksion të projekteve;

d- Kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në realizimin efektiv të objektivave dhe veprimtarisë së FSHZHD-së;

e-Bashkërendon punët për përgatitjen e raporteve sipas kërkesave të projekteve dhe partnerëve  kryesorë;

f-Koordinon zbatimin e aktiviteteve të zhvilluara në kuadër të projekteve;

g-Bashkërendon arritjen e objektivave të Strategjisë Kombëtare të Diasporës dhe Planit të Veprimit në 2019-2024;

h-Kontrollon realizimin e objektivave financiar në bashkëpunim me Menaxherin e Financës;

i-  Monitoron arritjen e objektivave dhe rezultateve të projekteve.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në fushën e shkencave sociale/ekonomike/politike me diplomë të nivelit Master Shkencor/Profesional ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit dhe të kenë marrë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;

 

  • Të kenë të paktën 7 vite përvojë pune në fushën e menaxhimit të projekteve;
  • Të kenë eksperienca në organizma ndërkombëtare dhe menaxhimin e fondeve IPA;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës

 

Përbën avantazh:

-Njohja e politikave zhvillimore në fushën e Migracionit dhe Diasporës;

-Njohja e gjuhëve të tjera të huaja.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

 

Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara bëhet në e- mailin zyrtar të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës: info@adfd.al.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është data 20 Maj 2020, ora 16:00.