Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin: EKSPERT PROJEKTI PRANË DREJTORISË SË PROJEKTEVE DHE MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES SË DIASPORËS.

Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin: EKSPERT PROJEKTI PRANË DREJTORISË SË PROJEKTEVE DHE MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES SË DIASPORËS.

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND TË LIRË PUNE PRANË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIIMIN E DIASPORËS

 

POZICIONI I PUNËS: EKSPERT PROJEKTI PRANË DREJTORISË SË PROJEKTEVE DHE MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES SË DIASPORËS.

 

   Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër, është:

 

  • Kontribuon në realizimin efektiv të objektivave dhe veprimtarisë së Drejtorisë së Projekteve dhe Mbështetjes së Sipërmarrjes të Diasporës;
  • Kontribuon në realizimin e programeve dhe projekteve që kanë të bëjnë me objektivat e sektorit;
  • Asiston në shkrimin dhe formulimin e projekt-propozimeve;
  • Asiston në koordinimin e zbatimit të aktiviteteve nga të gjithë partnerët pjesë e projekteve;
  • Asiston në përgatitjen e raporteve narrative sipas kërkesave të projekteve dhe partnerëve kryesor;
  • Përgatit, dorëzon për miratim dhe kontribuon në monitorimin e nën-kontraktimit, sipas procedurave gjatë zbatimit të projektit;
  • Merr pjesë në organizimin e aktiviteteve informuese, promovuese, workshop-e dhe konferenca;
  • Asiston koordinimin e monitorimit dhe vlerësimin e angazhimit të diasporës në kuadër të projekteve të FSHZHD-së;
  • Asiston në bashkërendimin e arritjeve të objektivave të Strategjisë Kombëtare të Diasporës dhe Planit të Veprimit 2018-2024;
  • Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për t’u shqyrtuar, diskutuar dhe miratuar nga strukturat e tjera të ngritura në funksion të projekteve;
  • Siguron realizimin e aktiviteteve mbështetëse të strukturës së projekteve përfshi përgatitjen e mbledhjeve, informimin, aktivitetet publicitare, raportimin etj;

Zbaton çdo detyrë tjetër që mund të ngarkohet në funksion të mbarëvajtjes së mirë të projekteve me urdhër të Drejtorit Ekzekutiv.

 

Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët për pranim, janë:

  • Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në fushën e shkencave juridike/sociale/ekonomike, me diplomë të nivelit Master Shkencor/Profesional ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit dhe të kenë marrë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
  • Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në fushë dhe/ose pozicione të ngjashme;
  • Të jenë shtetas shqiptar;
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos kenë masë disiplinore në fuqi.

Përbën përparësi:

* Eksperienca në organizma ndërkombëtare dhe njohja e politikave zhvillimore në fushën e Migracionit dhe Diasporës;

*Përvoja e punës dhe kualifikimet për çështjet e projekteve;

* Njohja e gjuhëve të tjera të huaja.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetë deklarim të gjendjes gjyqësore.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të FSHZHD-së, në adresën: Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e-mailin zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë 12 Nëntor 2020 ora 16:00.

FSHZHD është e përkushtuar ndaj diversitetit dhe barazisë gjinore në të gjitha aktivitet dhe projektet që zbaton. Ne inkurajojmë aplikime nga gratë dhe grupet e nën përfaqësuara etnike, racore dhe kulturore. FSHZHD është krenare që është një punëdhënëse që ofron mundësi të barabarta dhe një mjedis të përshtatshëm për rritje profesionale.