Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin: Gazetar Pranë Gazetës “Diaspora Shqiptare”

Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin: Gazetar Pranë Gazetës “Diaspora Shqiptare”

FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS

 

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE

 

POZICIONI: GAZETAR PRANË “GAZETA DIASPORA SHQIPTARE”

 

 

Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër është:

 

Funksionet kryesore përfshijnë përditësimin e faqes së gazetës me lajme, mbulimi i ngjarjeve në komunitetin shqiptar në Diasporë, zhvillimi i intervistave me personalitete shqiptare, si dhe shkrime mbi problematika të caktuara të Diasporës.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë masë disiplinore

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a-  Eksperiencë pune të paktën 2 (dy) vite në media;

b-  Të ketë punuar në shtypin e shkruar (gazeta të përditshme), dhe/ose median elektronike       (portale informative) dhe/ose eksperiencë televizive (në realizmin e kronikave);

c-   Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe;

d-   Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane;

e-   Të njohë (të ketë kontakte) dhe të ketë bashkëpunuar me komunitete shqiptare në Diasporë.

f-   Të jetë i/e komunikueshëm/e dhe i/e aftë të menaxhojë disa detyra njëkohësisht.

 

Përbën avantazh:

 

*Njohja e gjuhëve të tjera të huaja.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

 

Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara bëhet në e- mailin zyrtar të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës: info@adfd.al.

 

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është data 27 Shtator 2020, ora 16:00