Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin: Gazetar Pranë Gazetës “Diaspora Shqiptare”

Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin: Gazetar Pranë Gazetës “Diaspora Shqiptare”

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE 

POZICIONI: GAZETAR PRANË GAZETËS “DIASPORA SHQIPTARE”

Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër është:

Funksionet kryesore përfshijnë përditësimin e faqes së gazetës me lajme, mbulimi i ngjarjeve në komunitetin shqiptar në Diasporë, zhvillimi i intervistave me personalitete shqiptare, si dhe shkrime mbi problematika të caktuara të Diasporës.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:
a- Të jetë shtetas shqiptar;
b- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a- Eksperiencë pune të paktën 2 (dy) vite në media;
b- Të ketë punuar në shtypin e shkruar (gazeta të përditshme), dhe/ose median elektronike (portale informative) dhe/ose eksperiencë televizive (në realizmin e kronikave);
c- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe;
d- Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
e- Të njohë (të ketë kontakte) dhe të ketë bashkëpunuar me komunitete shqiptare në Diasporë.
f- Të jetë i/e komunikueshëm/e dhe i/e aftë të menaxhojë disa detyra njëkohësisht.

Përbën avantazh:
*Njohja e gjuhëve të tjera të huaja.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
a- Jetëshkrim i plotësuar;
b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
f- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
g- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

 

Dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara bëhet në e-mailin zyrtar të Fondit Shqiptar përZhvillimin e Diasporës: info@adfd.al, si dhe në adresën: rruga “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është data 20 Korrik 2020, ora 16:00.