Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin: JURIST/EKONOMIST PRANË PROJEKTIT “PËR DHOMËN E BIZNESIT TË DIASPORËS – KRIJIMI DHE NXITJA E INVESTIMEVE TË DIASPORËS NË SHQIPËRI” NË ZBATIM NGA FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS.

Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin: JURIST/EKONOMIST PRANË PROJEKTIT “PËR DHOMËN E BIZNESIT TË DIASPORËS – KRIJIMI DHE NXITJA E INVESTIMEVE TË DIASPORËS NË SHQIPËRI” NË ZBATIM NGA FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS.

FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS

 

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE

 

POZICIONI: JURIST/EKONOMIST PRANË PROJEKTIT “PËR DHOMËN E BIZNESIT TË DIASPORËS – KRIJIMI DHE NXITJA E INVESTIMEVE TË DIASPORËS NË SHQIPËRI” NË ZBATIM NGA FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS.

 

Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër është:

 

  • Të mbështesë koordinatorin gjatë punës së përditshme;
  • Të asistojë dhe zbatoj aktivitetet e projektit;
  • Të asistojë koordinatorin në analizimin e kuadrit ligjor dhe organizmit dhe funksionimit të dhomave të biznesit;
  • T’i ofroj koordinatorit të projektit asistencë teknike gjatë zbatimit të projektit;
  • Të kryejë hulumtime dhe analiza sipas nevojës, ose siç janë caktuar, në lidhje me çështje specifike thelbësore që lidhen me projektet e Dhomës së Biznesit dhe çështjet e kontestuara;
  • Të raportojë periodikisht tek koordinatori;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a-Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në fushën e shkencave juridike/ekonomike me diplomë të nivelit Master Shkencor/Profesional ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit dhe të kenë marrë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;

b- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushë dhe/ose pozicione të ngjashme;

c-Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

d-Të jetë shtetas shqiptar;

e- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

f- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

g- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për  kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

h- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

*Përbën avantazh:

– eksperienca në organizata ndërkombëtare dhe njohja e politikave zhvillimore në fushën e  Migracionit dhe Diasporës;

-njohuritë në të drejtë biznesi;

-përvoja e punës në projekte dhe kualifikimet për çështjet e projekteve;

– njohja e gjuhëve të tjera të huaja.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

a- Jetëshkrim i plotësuar;

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);

c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet

pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të FSHZHD-së, në adresën: Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e- mailin zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është: data 01 Shtator 2020 ora 16:30.