Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin: KOORDINATOR I PROJEKTIT: “PËR DHOMËN E BIZNESIT TË DIASPORËS – KRIJIMI DHE NXITJA E INVESTIMEVE TË DIASPORËS NË SHQIPËRI” NË ZBATIM NGA FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS.

Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin: KOORDINATOR I PROJEKTIT: “PËR DHOMËN E BIZNESIT TË DIASPORËS – KRIJIMI DHE NXITJA E INVESTIMEVE TË DIASPORËS NË SHQIPËRI” NË ZBATIM NGA FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS.

FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS

 

 NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE

 

POZICIONI: KOORDINATOR I PROJEKTIT: “PËR DHOMËN E BIZNESIT TË DIASPORËS – KRIJIMI DHE NXITJA E INVESTIMEVE TË DIASPORËS NË SHQIPËRI” NË ZBATIM NGA FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS.

 

Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër, është:

 

  • Zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të forta me komunitetin e biznesit, komunikimin e programeve me dhoma të tjera të biznesit;
  • Ndjekja e aktiviteteve të anëtarëve të rinj, duke zhvilluar nisma për identifikimin dhe rritjen e bashkëpunimit me ta;
  • Drejtimi i aktiviteteve të vazhdueshme për të rritur anëtarësimin, implementimin e strategjive zhvilluese në fushën e biznesit, promovimin dhe mundësi të reja për rrjetin;
  • Koordinimi, mbikëqyrje dhe zbatim i programeve dhe shërbimeve të ndryshme të Dhomës së Biznesit;
  • Organizimi, zbatimi dhe përmirësimi i aktiviteteve të organizuara nga Dhoma e Biznesit, me fokus në rritjen e pjesëmarrjes së aktorëve kryesorë si brenda dhe jashtë shtetit;
  • Rekrutimi, trajnimi dhe mbështetja e vullnetarëve;
  • Organizimi në mënyrë efektive i informacioneve të nevojshme, dhe raportim;
  • Prezantimi i projektit përpara palëve të treta;
  • Kryerja e detyrave të tjera siç parashikohet në kontratën e punës;
  • Të raportojë periodikisht për vijueshmërinë e projektit.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

 

  • Të zotërojnë aftësi shumë të mira menaxhuese dhe koordinuese;
  • Të ketë njohuri të plota në lidhje me organizmin dhe funksionimin e dhomave të biznesit;
  • Të zotërojë njohuri në të drejtë biznesi;
  • Të zotërojë njohuri shumë të mira të legjislacionit për krijimin e Dhomës së Biznesit të

Diasporës, regjistrimin e bizneseve, licenca, autorizime dhe leje;

  • Të zotërojë njohuri shumë të mira të politikave te konkurrencës ndërkombëtare;
  • Të zotërojë njohuri shumë të mira të klimës së biznesit në Shqipëri;
  • Të ketë informacion në lidhe me bizneset aktuale të Diasporës shqiptare;
  • Të ketë aftësi shumë të mira negociuese;
  • Të ketë njohuri në lidhje me funksionimin dhe organizmin e administratës shtetërore;
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
  • Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë punë në fushë.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

 

  • Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në fushën e shkencave

juridike/ekonomike/ me diplomë të nivelit Master Shkencor/Profesional ose diplomë të

njësuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit dhe të kenë marrë një

diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;

  • Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në fushë dhe/ose pozicione të ngjashme;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

*Përbën avantazh eksperienca në organizata ndërkombëtare dhe njohja e politikave zhvillimore

në fushën e Migracionit dhe Diasporës;

*Përvoja e punës në projekte dhe kualifikimet për çështjet e projekteve përbëjnë përparësi për

kandidatët;

*Përbën avantazh njohja e gjuhëve të tjera të huaja.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

 

a- Jetëshkrim i plotësuar;

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);

c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet

pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të

FSHZHD-së, në adresën: Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e- mailin

zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al.

 

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë: 28 Shtator 2020 ora 16:00.

 

Ju lutemi asnje telefonate apo kontakt me zyren. Do te kontaktohen vetëm ata kandidatë të cilët plotësojnë të gjitha kriteret e vendosura më siper.

FSHZHD është e përkushtuar ndaj diversitetit dhe barazisë gjinore në të gjitha aktivitet dhe projektet që zbaton. Ne inkurajojmë aplikime nga gratë dhe grupet e nën përfaqësuara etnike, racore dhe kulturore. FSHZHD është krenare që është një punëdhënëse që ofron mundësi të barabarta dhe një mjedis të përshtatshëm për rritje profesionale.