Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin: PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË FINANCËS, DREJTORIA E FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin: PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË FINANCËS, DREJTORIA E FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND TË LIRË PUNE PRANË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIIMIN E DIASPORËS

 

 

POZICIONI I PUNËS: PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË FINANCËS, DREJTORIA E FINANCËS DHE SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE

 

 

   Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër, është:

 

  • Bashkërendon veprimtarinë financiare, administrimin e fondeve të institucionit, konform legjislacionit në fuqi, si dhe kritereve të përcaktuara në marrëveshjet e financimit;
  • Planifikon, organizon dhe kontrollon punën e personelit përkatës;
  • Bashkërendon punët për zbatimin dhe mbajtjen e sistemit kontabël;
  • Bashkërendon punën gjatë procesit të përgatitjes së buxhetit vjetor, konsolidon dokumentin përfundimtar të buxhetit vjetor të institucionit;
  • Bashkërendon punët për kontabilizimin e plotë, të saktë dhe në kohë të të gjitha transaksioneve, në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe marrëveshjet e financimit;
  • Përgatit së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse pasqyrat financiare vjetore të institucionit si dhe raportet periodike financiare të institucionit dhe projekteve të veçanta;
  • Koordinon marrëdhëniet me Bankat dhe Institucionet e tjera Financiare për termat financiarë dhe ekonomikë.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

 

  • Të kenë përfunduar studimet e ciklit të parë dhe të dytë në shkencat ekonomike ose të zotërojë diplomë universitare të ekuivalentuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
  • Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

 

Përbën përparësi:

*Eksperienca të mëparshme në pozicione pune manaxheriale në profilin financiar;

*Njohja në planifikimet e buxhetit;

*Përvoja e punës në menaxhim projektesh, përbëjnë përparësi për kandidatët;

*Njohja e gjuhëve te tjera te huaja.

 

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetë deklarim të gjendjes gjyqësore.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të FSHZHD-së, në adresën: Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e- mailin zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë 09 Tetor 2020 ora 16:00.

FSHZHD është e përkushtuar ndaj diversitetit dhe barazisë gjinore në të gjitha aktivitet dhe projektet që zbaton. Ne inkurajojmë aplikime nga gratë dhe grupet e nën përfaqësuara etnike, racore dhe kulturore. FSHZHD është krenare që është një punëdhënëse që ofron mundësi të barabarta dhe një mjedis të përshtatshëm për rritje profesionale.