Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve dhe Analizës

Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve dhe Analizës

POZICIONI: PËRGJEGJËS I SEKTORIT TË PROKURIMEVE DHE ANALIZËS

 

Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër është:

Funksionet kryesore përfshijnë zhvillimin dhe ndjekjen e fazës së prokurimit të punimeve, mallrave, konsulencave dhe shërbimeve në kuadër të projekteve të ndryshme, ofron mbështetje ligjore për të gjithë veprimtarinë dhe aktivitetin e institucionit në përputhje me legjislacionin në fuqi, statutin dhe aktet e tjera, bashkëpunon në hartimin dhe rishikimin e të gjithë kuadrit ligjor e procedural, si dhe dokumenteve të tjera të rëndësishëm;

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a-  Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në fushën e shkencave Juridike/ Ekonomike, me diplomë të nivelit të nivelit master shkencor/profesional ose diplomë të njehësuar me të, ose studimet universitare ne këtë fushë jashtë shtetit dhe të kenë marrë një diplomë të njehësuar sipas rregullave për njehsimin e diplomave të parashikuara me ligj;

b-  Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion;

d-  Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze

c-   Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe;

 

Përbën avantazh:

*Përvojat e punës të ngjashme me detyrat kryesore që do të kryej në ketë pozicion punë.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, në e- mailin zyrtar të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës: info@adfd.al.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është: data 07 Korrik 2020 ora 16:30.