Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin: SPECIALIST PRANË PROJEKTIT “PËR DHOMËN E BIZNESIT TË DIASPORËS – KRIJIMI DHE NXITJA E INVESTIMEVE TË DIASPORËS NË SHQIPËRI” NË ZBATIM NGA FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS.

Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin: SPECIALIST PRANË PROJEKTIT “PËR DHOMËN E BIZNESIT TË DIASPORËS – KRIJIMI DHE NXITJA E INVESTIMEVE TË DIASPORËS NË SHQIPËRI” NË ZBATIM NGA FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS.

FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS

 

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE

 

POZICIONI: SPECIALIST PRANË PROJEKTIT “PËR DHOMËN E BIZNESIT TË DIASPORËS – KRIJIMI DHE NXITJA E INVESTIMEVE TË DIASPORËS NË SHQIPËRI” NË ZBATIM NGA FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS.

 

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, në kuadër të projektit “Për Dhomën e Biznesit të Diasporës-Krijimi dhe Nxitja e Investimeve të Diaporës në Shqipëri” ka hapur thirrjen për pozicion pune Specialist me kohë të plotë. Qëllimi i projektit është asistim dhe mbështetje në ngritjen dhe instalimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës si mekanizëm për angazhimin e Diasporës në nxitjen e investimeve dhe sipërmarrjeve, lehtësimin e tregtisë dhe përmirësimin e profilit të investimeve në Shqipëri.

 

Ky pozicion pune synon të fillojë gjatë muajit tetor 2020.

Kandidati për pozicionin e Specialisti duhet të plotësoj këto kritere:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare në fushën e shkencave juridike/ekonomike me diplomë të nivelit Master Shkencor/Profesional ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit dhe të kenë marrë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
  • Të ketë të paktën 3 vite përvojë pune në fushë dhe/ose pozicione të ngjashme;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të jetë i aftë të punoj nën presion dhe të përballoj afatet kohore;
  • Të jetë i aftë për tu angazhuar dhe koordinuar me palët e interesit të projektit si në nivelin kombëtar ashtu edhe në atë lokal;
  • Të jetë i aftë të hartoj raporte me cilësi të lartë si në anglisht dhe në gjuhën shqipe;
  • Duhet të jetë në gjendje të punojë në një mjedis multi-kulturor me ndjeshmëri dhe respekt për diversitetin; duhet të jetë i aftë të punojë si individualisht ashtu edhe si pjesë e një ekipi;
  • Aftësi komunikimi të mira me shkrim dhe të folur.

 

*Përbën avantazh:

– Eksperienca në organizata ndërkombëtare dhe njohja e politikave zhvillimore në fushën e  Migracionit dhe Diasporës;

-Njohuritë në të drejtë biznesi;

-Njohja e gjuhëve huaja të tjera.

 

Për të aplikuar kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

a- Curriculum Vitae;

b- Fotokopje të diplomës universitare

c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d- Certifikata per trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në CV;

e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të FSHZHD-së, në adresën: Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e- mailin zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është: data 23 Shtator 2020 ora 16:30.

Ju lutemi asnje telefonate apo kontakt me zyren. Do te kontaktohen vetëm ata kandidatë të cilët plotësojnë të gjitha kriteret e vendosura më siper.

FSHZHD është e përkushtuar ndaj diversitetit dhe barazisë gjinore në të gjitha aktivitet dhe projektet që zbaton. Ne inkurajojmë aplikime nga gratë dhe grupet e nën përfaqësuara etnike, racore dhe kulturore. FSHZHD është krenare që është një punëdhënëse që ofron mundësi të barabarta dhe një mjedis të përshtatshëm për rritje profesionale.