Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin: SPECIALIST PRANË SEKTORIT TË MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES TË DIASPORËS

Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin: SPECIALIST PRANË SEKTORIT TË MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES TË DIASPORËS

 

FONDI SHQIPTAR PËR ZHVILLIMIN E DIASPORËS

 

 

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND PUNE

 

 

POZICIONI: SPECIALIST PRANË SEKTORIT TË MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES TË DIASPORËS

 

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin si më sipër, është:

 

Kontribuon në shkrimin, formulimin e projekt-propozimeve dhe ngritjen e partneritetit; përgatit dhe mbikëqyr realizimin e programeve dhe projekteve që kanë të bëjnë me objektivat e sektorit; zbaton projekte dhe programe të ndryshme për Diasporën dhe në dobi të saj, duke u bazuar në legjislacionin që rregullon fushën e veprimtarisë për Diasporën, si dhe plane e programe të ndryshme dhe kërkesa të tjera me interes të veçantë. Identifikimi i artikujve të publikuar në fushat e interesit të FSHZHD-së, me në fokus sipërmarrësit dhe të rinjtë profesionistë shqiptarë në Diasporë duke synuar promovimin e rasteve të suksesit të bashkëatdhetarëve në Diasporë. Përgatitja e shkrimeve të mirë strukturuara për temat e lidhura me fushat dhe kategoritë e profesionistëve të targetuara nga FSHZHD, si dhe me veprimtarisë së FSHZHD.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë masë disiplinore administrative në

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në fushën e shkencave juridike/sociale/ekonomike, me diplomë të nivelit Master Shkencor/Profesional ose diplomë të njësuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit dhe të kenë marrë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
  • Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion; prioritet përbën përvoja punës e ngjashme me detyrat kryesore që do të kryejë në këtë pozicion pune;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të kenë njohuri në të drejtën ndërkombëtare.

 

*Përbën avantazh eksperienca në organizma ndërkombëtare dhe njohja e politikave zhvillimore në fushën e migracionit dhe diasporës;

*Përvoja e punës në projekte dhe kualifikimet për çështjet e projekteve përbëjnë përparësi për kandidatët;

*Përbën avantazh njohja e gjuhëve të tjera, të huaja.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetë deklarim të gjendjes gjyqësore.

 

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet në zyrën e protokollit të FSHZHD-së në adresën: Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e- mailin zyrtar të Fondit Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës: info@adfd.al.

 

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë: 28 Shtator 2020 ora 16:00.

 

Ju lutemi asnjë telefonate apo kontakt me zyrën. Do te kontaktohen vetëm ata kandidatë të cilët plotësojnë të gjitha kriteret e vendosura më sipër.

FSHZHD është e përkushtuar ndaj diversitetit dhe barazisë gjinore në të gjitha aktivitet dhe projektet që zbaton. Ne inkurajojmë aplikime nga gratë dhe grupet e nën përfaqësuara etnike, racore dhe kulturore. FSHZHD është krenare që është një punëdhënëse që ofron mundësi të barabarta dhe një mjedis të përshtatshëm për rritje profesionale.