Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin: SPECIALIST PROJEKTI/ IT, PRANË SEKTORIT TË MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES SË DIASPORËS, DREJTORIA E PROJEKTEVE DHE MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES SË DIASPORËS.

Njoftim për konkurim për vend pune në pozicionin: SPECIALIST PROJEKTI/ IT, PRANË SEKTORIT TË MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES SË DIASPORËS, DREJTORIA E PROJEKTEVE DHE MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES SË DIASPORËS.

NJOFTIM PËR KONKURIM PËR VEND TË LIRË PUNE PRANË FONDIT SHQIPTAR PËR ZHVILLIIMIN E DIASPORËS

 

POZICIONI I PUNËS: SPECIALIST PROJEKTI/ IT, PRANË SEKTORIT TË MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES SË DIASPORËS, DREJTORIA E PROJEKTEVE DHE MBËSHTETJES SË SIPËRMARRJES SË DIASPORËS.

 

 

   Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër, është:

 

  • Programon dhe projekton termat e referencës për aplikacione Web në funksion të nevojave të FSHZHD;
  • Planifikon dhe koordinon aktivitetet e operatorëve të kontraktuar nga FSHZHD apo partnerë për zhvillimin e shërbimeve të ndryshme të fushës IT;
  • Zbaton aktivitete të ndryshme në përputhje me planin e aktiviteteve të projektit;
  • Krijon dhe asiston në raportimin mbi ecurinë e projekt;
  • Krijon back-up periodikë mbi punën e zhvilluar;
  • Merr pjesë në shkrimin dhe konceptimin e projekteve të reja.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

  • Të kenë përfunduar ciklin e parë të studimeve universitare në fushën e Shkencave Kompjuterike, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit dhe të kenë marrë një diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;
  • Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushë dhe/ose pozicione të ngjashme;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

Përbën përparësi:

*Të ketë njohuri për programet e mëposhtme:

PHP -> 7.2
MySQL -> 5.7
Laravel -> 6.2
Bootstrap v3.3.7
Jquery-2.1

*Përvoja e punës në projekte dhe kualifikimet për çështjet e projekteve;

*Njohja e gjuhëve të tjera të huaja.

 

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar;
  • Fotokopje të diplomës;
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Vetë deklarim të gjendjes gjyqësore.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të FSHZHD-së, në adresën: Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri, si dhe në e- mailin zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë 11 Nëntor 2020 ora 16:00.

FSHZHD është e përkushtuar ndaj diversitetit dhe barazisë gjinore në të gjitha aktivitet dhe projektet që zbaton. Ne inkurajojmë aplikime nga gratë dhe grupet e nën përfaqësuara etnike, racore dhe kulturore. FSHZHD është krenare që është një punëdhënëse që ofron mundësi të barabarta dhe një mjedis të përshtatshëm për rritje profesionale.