Njoftim për konkurim për vend pune pranë Dhomës Shqiptare të Biznesit për Diasporën për pozicionin Koordinator Projekti

Njoftim për konkurim për vend pune pranë Dhomës Shqiptare të Biznesit për Diasporën për pozicionin Koordinator Projekti

Përshkrim i përgjithshëm i punës për pozicionin më sipër, është:

  • Zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të forta me komunitetin e biznesit, komunikimin e programeve me dhoma të tjera të biznesit;
  • Ndjekja e aktiviteteve të anëtarëve të rinj, duke zhvilluar nisma për identifikimin dhe rritjen e bashkëpunimit me ta;
  • Drejtimi i aktiviteteve të vazhdueshme për të rritur anëtarësimin, implementimin e strategjive zhvilluese në fushën e biznesit, promovimin dhe mundësi të reja për rrjetin;
  • Koordinimi, mbikëqyrje dhe zbatim i programeve dhe shërbimeve të ndryshme të Dhomës së Biznesit;
  • Organizimi, zbatimi dhe përmirësimi i aktiviteteve të organizuara nga Dhoma e Biznesit, me fokus në rritjen e pjesëmarrjes së aktorëve kryesorë si brenda dhe jashtë shtetit;
  • Rekrutimi, trajnimi dhe mbështetja e vullnetarëve;
  • Organizimi në mënyrë efektive i informacioneve të nevojshme, dhe raportim;
  • Prezantimi i projektit përpara palëve të treta;
  • Kryerja e detyrave të tjera siç parashikohet në kontratën e punës;
  • Të raportojë periodikisht për vijueshmërinë e projektit.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati për pranim, janë:

  • të zotërojnë aftësi shumë të mira menaxhuese dhe koordinuese;
  • të ketë njohuri të plota në lidhje me organizmin dhe funksionimin e Dhomave të Biznesit;
  • të zotërojë njohuri në të drejtë biznesi;
  • të zotërojë njohuri shumë të mira të legjislacionit për krijimin e Dhomës së Biznesit të

Diasporës, regjistrimin e bizneseve, licenca, autorizime dhe leje;

  • të zotërojë njohuri shumë të mira të politikave te konkurrencës ndërkombëtare;
  • të zotërojë njohuri shumë të mira të klimës së biznesit në Shqipëri;
  • të ketë informacion në lidhe me bizneset aktuale të Diasporës shqiptare;
  • të ketë aftësi shumë të mira negociuese;
  • të ketë njohuri në lidhje me funksionimin dhe organizmin e administratës shtetërore;
  • të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
  • të ketë të paktën 5 vite eksperiencë punë në fushë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme, si vijon:

  • Të kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në fushën e shkencave

juridike/ekonomike/ me diplomë të nivelit Master Shkencor/Profesional ose diplomë të

njësuar me të, ose studimet universitare në këtë fushë jashtë shtetit dhe të kenë marrë një

diplomë të njësuar, sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;

  • Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në fushë dhe/ose pozicione të ngjashme;
  • Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

*Përbën avantazh eksperienca në organizata ndërkombëtare dhe njohja e politikave zhvillimore

në fushën e Migracionit dhe Diasporës;

*Përvoja e punës në projekte dhe kualifikimet për çështjet e projekteve përbëjnë përparësi për

kandidatët;

*Përbën avantazh njohja e gjuhëve të tjera të huaja.

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

a- Jetëshkrim i plotësuar;

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);

c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet

pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

e- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

f- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

g- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrave të

FSHZHD-së në adresën: Rr. “Vilat Gjermane”, Vila nr. 5, Tiranë, Shqipëri si dhe në e- mailin

zyrtar të institucionit tonë: info@adfd.al

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është deri më datë 17.02.2020 ora 16:00



shares